“Idea Tel”: Tenderi për radarët brenda rregullave e ligjeve të Ministrisë së Mbrojtjes

"Idea Tel", kompania që mbikqyr radarët në hapësirën detare të vendit tonë ka reaguar përballë akuzave të opozitës e cila duke akuzuar ministrinë e Mbrojtjes e cilësoi një dyqan celularësh.Drejtori i kompanisë, Genci Mesi, në një intervistë për RTV Ora News, deklaroi se ky subjekt ka të gjithë eksperiencën e kërkuar në këtë fushë, madje është e vetmja në vendin tonë që administron këtë sektorGenci Mesi: Kompania Idea Tel ëshrë nëj kompani me një eksperiencë mbi 15 vjecare në fushën e ofrimit e shërbimit të komunikimeve elektronike dhe me një partneritet shumëvjecar me kompaninë italiane “Gem elettronica”, e cila është një kompani lider në prodhimin dhe menaxhimin e sistemeve të vëzhgimit të hapësirave detare në mbarë botën.Mesi shton më tej se kompania që ai drejton, ka një kontratë të rregullt, sipas ligjeve dhe kërkesave të ministrisë së Mbrojtjes.Genci Mesi: Disponon të gjitha licencat të publikuara në faqen zyrtare të këtij institucioni, disponojmë të gjitha certifikatat e sigurisë, certifikatë sigurie për ruajtjen e informacionit nga drejtoria e Informacionit të Klasifikuar. Akuzat e opozitës për kompaninë "IDEA TEL", janë të papritura, pasi sipas drejtorit ata kanë bashkëpunuar me ministrinë e Mbrojtjes edhe në kohën kur drejtohej nga demokratët./Oranews.tv/