Matësat inteligjentë të energjisë, kreu i OSHEE: Projekti i ri me BB

Kreu i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike bëri me dije gjatë vitit të ardhshëm do të nisë projekti për vendosjen e matësave inteligjentë me mbështetjen e Bankës Botërore.Sipa Çelës me anë të këtyre matësave do të merret informacioni për matjen e energjisë elektrike në kohë reale.Banka Botërore do të mbështesë projektin e vendosjes së matësave inteligjentë.Kreu i OSHEE-së, Adrian Çela, edhe pse nuk dha shumë detaje në lidhje me projektin deklaroi se brenda viti 2016 do të vendosen matësat inteligjentë të cilët do të japin informacion të matjes së energjisë elektrike në kohë reale.Çela: Kjo do të lidhet saktësisht dhe është mënyrë urgjente, do lidhet me smart meter. Matësat smart që ne do të implementojmë dhe brenda 2016 do të fillojmë. Kemi rënë më në fund dakort me Bankën Botërore, do të fillojmë për matësit e bilancit sepse aty do të marrim dhe informacionin e parë për matjen e energjisë në kohë reale dhe do të na japë gjithashtu dhe menaxhim më të mirë të nivelit të humbjeve.Një tjetër projekt i OSHEE është edhe parapagesa e energjisë elektrike, për të cilën pritet që të nisë zbatimi brenda janarit.Çela: Projekti “Skada sistem”, të cilin ne e kemi filluar nga puna, jemi në proçesin e prokurimit dhe brenda janarit do të fillojë të implementohet në qytetin e Tiranës, Durrës e me radhë në gjithë Shqipërinë.Nga llogaritjet e specialistëve, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka nevojë për investime imediate në mbi 1 miliard dollarë.Zbatimi i projekteve me teknologji të lartë për këtë sektor vjen me synimin se inovacioni është zgjedhja e duhur për ti dhënë drejtim shumë problematikave që ka sektori i shpërndarjes.