Totozani: Duhet të merremi më shumë me trajtimin e emigrantëve
Eshtë mbjatur në Kryeqytet Konferenca Garantimin e të Drejtave të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare, ku u adresuan një sërë çështjesh për krizën e refugjatëve. I pranishëm në konferencë kryeparlamentari Meta deklaroi se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.Tirane- Kryetari i Kuvendit Ilir Meta shprehu gadishmërinë e qeverisë për të pritur refugjatë. Duke folur në një konferencë mbi të drejtat e emigrantëve nga vendet e luftës, Meta u shpreh se Shqipëria është e gatshme të luajë rolin e saj në përballimin e kësaj sfide.Ilir Meta: "Mendoj se Shqipëria si vend prej vitesh tashmë anëtar i NATO-s dhe në mënyrë të veçantë si një vend kandidat në Bashkimin Europian, ka detyrimin të demonstrojë solidaritet konkret brenda mundësive të saj me Bashkimin Europian dhe me vendet fqinje në përballimin e kësaj krize humanitare dhe në respektimin e të drejtave të njeriut"I pranishëm në konferencë, Institucioni i Avokatit të Populllit bëri apel për adresimin e sfidave për mbrojtjen e refugjatëve .Igli Totozani: Pavarësisht statusit të azilkëkruesit ose jo qeveritë e “Ombudsman” duhet të bëjnë maksimumin për të mbrojtur të drejtat e tyre. Një pjesë e madhe e shteteve të gjendur të papërgatitur për flukse të tilla janë fikusuar në marrjen e masave mbrojtëse sesa në ato trajtuese. Përvec punës me qeveritë “Ombudsman” lipset të forcojnë bashëpunimin midis tyre në të gjitha vendet e zinxhirit migrator nga vendi i origjinës, tranziti deri në destinacion. Duke qenë se shumë nga institucionet tona janë të ngarkuara edhe me funksionimin e pavarur të qendrave të pritjes së migrantëve në vendet e tyre respektive në ushtrimin e këtij mandati do të ndeshen me kushte dhe mjedise që nuk përmbushin standardet e të drejtave të njeriut të parashikuara në traktatet detyruese kombëtare dhe europiane për të drejtat e njeriut.Konferenca për Garantimin e të Drejtave të Kërkuesve të Mbrojtjes Ndërkombëtare kishte si qëllim i shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira lidhur me të drejtat e aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare. /Oranews.tv/