Rama: Kriminalizimi i shpifjes s'ka lidhje me median por me politikanët

Kryeministri Edi Rama deklaron se dënimi me burg i shpifjes nuk ka lidhje me median, por me politikanët.Një ditë pasi u bë publik pr/ligji i cili ka mbërritur në kuvend kryeministri reagoi përmes një postimi në facebook"Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!" shkruan Rama.

Asnje lidhje me shtypin kriminalizimi i shpifjes! Jo, shpifja duhet te jete veper penale per çdo politikan qe paguhet me taksat e popullit!

Posted by Edi Rama on Thursday, November 12, 2015
Në një postim të dytë vijon "Eshte koha që kjo shoqeri te përballet hapur me kulturën e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij për të shpifur!
Eshte koha qe kjo shoqeri te perballet hapur me kulturen e shpifjes! Populli nuk na zgjedh dhe nuk na paguan me taksat e tij per te shpifur!Posted by Edi Rama on Thursday, November 12, 2015
Në ligjin nr.7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, propozohet të bëhet një shtesë në kreun VIII, “Krime kundër autoritetit tështetit”, seksioni I, “Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera ngashtetasit”. Në seksionin në fjalë parashikohet shtimi, si vepër penale, e “Shpifjes ndaj njëfunksionari të lartë shtetëror ose të zgjedhur”, konkretisht, neni 238/a i KoditPenal"Shpifja e kryer botërisht ndaj një funksionari të lartë shtetëror apo tëzgjedhur, me qëllim atribuimin atij të një fakti, që parashikohet nga ligjisi vepër penale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet" thuhet në nenin që propozohet ti shtohet këtij ligjiNë relacionin që shoqëron pr/ligjin thuhet se "Ky projektligj vjen si propozim i Kryeministrit. Arsyeja e propozimit të kësaj dispozite është ajo e penalizimit të cilitdo që, duke abuzuar me lirinë e shprehjes, përhap qëllimisht, me çfarëdolloj mjeti dhe mënyre, shpifje ndaj një zyrtari të lartë shtetëror apo të zgjedhur, të natyrës të tillë që i ngarkon këta të fundit me fakte që ligji penal i parashikon si vepra penaleNë relacion thuhet më tej se Kushdo është i lirë të shprehë një opinion pozitiv ose negativ për një çështje tëcaktuar, sikundër dhe për një person. Megjithatë, si për çdo liri apo të drejtë,rastet e abuzimit në emër të tyre nevojitet të sanksionohen, duke riafirmuar seçdo liri apo e drejtë ka dhe kufijtë e saj të ushtrimit.Në pr/ ligj subjekti aktiv i kësaj vepre penale është i përgjithshëm, pra cilido që, i shtyrë nga motive të ndryshme, qëllimisht, i atribuon kryerjen e një vepre penale njëfunksionari të lartë shtetëror, ndërkohë që diçka e tillë është e pavërtetë, është e gënjeshtërt. Nga sa më lart, kuptohet se subjekt pasiv i veprës janë funksionarët e lartështetërorë, të zgjedhurit, të cilët, për shkak të detyrës dhe funksionit  "shënjestrohen” duke iu atribuar fakte të pavërteta e që për më tepër nga ligji parashikohen si vepra penale. Pikërisht, nga këtu buron dhe arsyeja pse duhet të sanksionohen sjellje të tilla abuzive, të cilat qartësisht rrezikojnë marrëdhëniene besimit mes qytetarit dhe shtetit, ndjenjën e sigurisë që shteti duhet t’ugarantojë shtetasve të tij."Projekakti në fjalë nuk është pjesë e angazhimit sipas programit qeverisës, por pa dyshim është një qëndrim unitar i qeverisë sa i takon nevojës për të penalizuar sjellje që manifestohen përkundrejt funksionarëve të lartë shtetërorëose të zgjedhur, në rastin kur ndaj këtyre të fundit shpifet me qëllim dhe publikisht lidhur me fakte të cilat ligji i parashikon si vepra penale"

Amendimi i miratuar nga qeveria në kodin penal që kriminalizon shpifjen

/Oranews.tv/
   /Oranews.tv/