Mijatoviç: Bushati më siguroi që shpifja s’do kriminalizohet, lajm i mirë
Përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Medias, Dunja Mijatoviç, ka përshëndetur vendimin e qeverisë shqiptare për kthimin e projektligjit që kriminalizon shpifjen.Në një reagim në rrjetin social twitter, Mijatoviç e cilëson një lajm të mirë për Shqipërinë.Ajo shton më tej se Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati i ka dhënë garancinë se shpifja s’do të kriminalizohet. Më herët Dunja Mijatoviç në një reagim të saj deklaroi se Shqipëria duhet ta hedhë poshtë projektligjin që parashikon burgim për shpifjen ndaj zyrtarëve publikë, duke bërë thirrje për dekriminalizimin e plotë.Reagime erdhën edhe nga Avokati i Popullit si dhe gazetarët të cilët mbajtën edhe një protestë përballë Parlamentit.Shqipëria duhet të refuzojë ligjin qe parashikon burg për shpifje ndaj zyrtarëve të lartë.Apeli është bërë nga përfaqësuesja e lartë e OSBE për lirinë e medias, Dunja Mijatoviç, e cila shprehu shqetësimin për ndryshimet në kodin penal për shpifjen, duke i cilësuar ato të tepruara.Ajo është një nga mbështetëset kryesore të dekriminalizimit të shpifjes tre vjet më parë.Mijatoviç: “Shqipëria duhet ta hedhë poshtë projektligjin që parashikon burgim për shpifjen ndaj zyrtarëve publikë. Institucionet dhe zyrtarët publikë nuk duhet të gëzojnë mbrojtje shtesë ndaj deklaratave kritike, përkundrazi ata duhet të tolerojnë një shkallë më të lartë kritike se qytetarët e zakonshëm. Ndëshkimet kriminale për shpifjen janë të tepruara dhe duhet të zëvendësohen nga përmirësime civile apo administrative ligjore të cilat duhet të jenë efektive dhe të përshtashme”.Edhe Avokati i Popullit në një intervistë për Ora News, shpreh shqetësimin se ky nen i propozuar rrezikon të kthehet në një çensurë për median.Totozani: Nëqoftëse Shqipëria e konsideron veten një vend kandidat dhe dëshiron të hyjë në BE, e vetmja reformë që duhet bërë që duhet të bëhet sot, nëse do bëhet dhe duhet bërë, është depenalizimi total i shpifjes.Gazetarët si objektivi që shënjestron ky ligj, kanë protestuar para parlamentit për t’i bërë thirrje qeverisë të tërhiqet nga propozimi i penalizimit të shpifjes.Çipa: Ne do të reagojmë derisa të zyrtarizohet tërheqja e këti neni dhe ne reagojmë fuqimisht se kalimi i një neni të tillë sjell pasoja të rënda dhe tepër të rrezikshme për lirinë e shprehjes, për lirinë e medias dhe gazetarit në Republikën e Shqipërisë./Oranews.tv/