17 të arrestuar për terrorizëm mes tyre kosovari Eldin Hoxha

Policia italiane në bashkëpumin me autoritet gjyqësore e policore të vendeve europiane e koordinuar nga agjencia e Bashkimit Europian Eurojust, kreu 17 arrestime në kuadër të operacionit të koduar "JWEB".Me akuzën e pjesëmarrjes në organizim për qëllim terrorizmi ndërkombëtar, 17 personat u  arrestuan në Itali Britaninë e Madhe, Norvegji e FinlandëNdër 17 personat e arrestuar, 16 janë shtetas kurdë, një është kosovari Eldin Hoxha (ne foto)Arrestimi u krye me urdhër të Prokurorisë së Romës.Sipas hetimeve kjo celulë xhihadiste po përgatiste atentatet terrorriste në territorin italian.Hoxha shembull per rekrutuesit e ISISKosovari Eldin Hoxha luante një rol të rëndësishëm në aktivitetitn e celulës terroriste "Rawti Shax" në territorin italian. Me anë të Abdul Rahman Nauroz e dy përgjegjësve të degëve të kësaj celule në Suedi e Zvicër u realizua fiancimi i udhëtimit me 780 euro për kosovarin Hoxha nga Turqia drejt Sirisë më 1 janar të 2014.Udhëtimi i Eldin Hoxhës drejt Sirisë është monitoruar nga investiguesit e trupave speciale italiane, deri në kalimin e kufirit turk drejt Sirisë ku kosovari kishte mbërritur në një kamp stërvitjeje luftëtarësh të ISIS.Në shkur të 2014 Eldin Hoxha u kthye me urgjencë në Itali përmes Zvicrës.Eksperiencën e tij në kampin e luftëtarëve të ISIS ai e ka përcjellë tek anëtarët e grupit italian të kësaj celule e duke u shndërruar në një shëmbull për t'u ndjekur nga të tjerët.Te arrestuaritPersonat e arrestuar në Britaninë e Madhe janë; Awat Wahab Hamasalih, Hamad Bakr e Rahim Zana Abdul Rahman e Kadir Sharif.Personat e arrestuar në Norvegji janë; Faraj Ahmad Najmuddin alias Mullah Krekar, Twana Karim Rahim e Fatah Kamil Jalal.Personat e arrestuar në Finlandë janë; Seddek Kadir Karim.Pesonat e arrestuar në Itali janë; Abdul Rahman Nauroz, Hama Mahmoud Kaml, Abdula Salih Ali, Hasan Saman Jalal, Mohamad Fatah Goran, Hoxha Eldin e Jamal Ibrahim.Hetimet nisen ne 2010Në konferencën për shtyp u informua se hetimet e operacionit Jweb kanë nisur qysh në vitin 2010 me identifikimin e web sitit xhihadist www.jarchive.info i drejtuar nga Mulla Krekar.Ky sit i njohur si “Rawti Shax” o “Didi Nwe”, synonte krijimin e një gjenerate të re xhihadiste kryesisht nga diaspora kurde në Europë, duke u shndërruar në një universitet virtual ne rekrutimin e personave të rinnj e në projektimin e atentateve terroriste në Norvegji, Itali e përgjithsisht në Europë.Me fillimin e luftës në Siri, celula terroriste “Rawti Shax” u kthye në një rrjet rekrutimi luftëtarësh për Luftën e Shenjtë. Mes tyre dhe kosovari Eldin Hoxha të cilit iu financua udhëtimi drejt Sirisë.Nga pergjimet e karabiniereve, zbulohen terroristet teksa thonë se do të krijojne nje skuader te re095946822-a16513e0-9bdf-4b46-95f2-09abd4ed107c