Dyshohet se vodhën materiale duralumini në Sauk, arrestohen 4 persona

4 shtetas kanë përfunduar në pranga ditën e djeshme (11 nëntor) në qytetin e Tiranës pasi dyshohen si autorë të vjedhjes së një sasie material ndërtimi.Shtetasit Ingrit Goxhaj, 55 vjeç, Sokol Laçi, 39, Matil Laçi, 25, dhe Astrit Sala, 59, të gjithë banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë për vjedhjen e një sasie duralumini në garazhin e një pallati në rrugën “Peti” në Sauk, njofton policia.Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi me iniciale Z.P. 58 vjeç.Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe u sekuestruan sendet e vjedhura materiale ndërtimi, duralumine, si dhe mjet  tip “Volksvagen”, me targa TR 6067 M me të cilin dyshohet se vepronin.