Bie në lumë me makinë, humb jetën shqiptari në Venecia

Një shtetas shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me makinë dje (11 nëntor) në Venecia të Italisë.Viktor Kullolli, 45 vjeç, humbi kontrollin e veturës së tij Peugeout 307 dhe përfundoi në lumë, shkruajnë mediat italiane.Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Isonzo-Quatro D’Altino në qytetin e Venecias.Një i ri italian i cili e kishte parë se çfarë kishte ndodhur, u hodh në ujë për të shpëtuar 45-vjeçarin shqiptar.U zhyt por ishte shumë e vështirë ta gjente pasi nuk dukej mirë, dhe pas disa përpjekjeve u kthye në breg, shkruan Venezia Today.Në vendngjarje erdhën edhe njerëz të tjerë që u përpoqën të jepnin ndihmën e tyre, por pasi disa minutash mbërritën ambulanca, zjarrfikësit, policia dhe zhytësit profeionistë.Pas dy orësh kërkimesh intensive, trupi u gjet i pajetë rreth orës 11:30, rreth 200 metra larg nga ku kishte ndodhur aksidenti.Kërkimet u bënë edhe më të vështira për shkak të mjegullës së dendur që kishte përfshirë qytezën Mogliano Veneto, ku banonte edhe Kullolli.soccorsi-2 Finisce con l'auto nel fiume e annega (8) Finisce con l'auto nel fiume e annega (7) Finisce con l'auto nel fiume e annega (6) Finisce con l'auto nel fiume e annega (5) Finisce con l'auto nel fiume e annega (4) Finisce con l'auto nel fiume e annega (3) Finisce con l'auto nel fiume e annega (2) Finisce con l'auto nel fiume e annega (1) Finisce con l'auto nel fiume e annega