Linja Tiranë-Elbasan, Shoqata: Bashkia të na mundësojë zgjidhje sa më të shpejtë
Shoqata e Transportit Ndërqytetas dhe drejtuesit e autobusëve të linjës Tiranë-Elbasan kanë protestuar sot për herë të tretë brenda pak ditësh.Duke kundërshtuar mosrespektimin e orareve nga firma tjetër e transportit e kontraktuar nga Bashkia e Tiranës.Moszbatimi i orareve ka bërë që të dyja kompanitë të konfliktohen midis tyre në orët e para të mëngjesit.Kujtim Mema: "Ne vijmë këtu për të zbatuar këtë liçensë që na ka dhënë Bashkia e Tiranës dhe oraret që kemi. Ai vjen këtu me forcë, na sjell dhe disa policë e disa të fortë këtu dhe kërkon që të na fusë me forcë në stacion.Nuk mundet një biznesmen këtu të vijë tani të marrë linjë ta bëjë monopol. Kërkojnë të bëjnë monopolizim e linjës Tiranë- Elbasan.”Kryetari i Shoqatës së Transportit Ndërqytetas kërkoi që bashkia të ndërhyjë në mënyrë që situata të mos rëndohet më tej:Kujtim Mema: “Kjo është një firmë transporti udhëtarësh prej 20 vitesh që operon në linjën Tiranë – Elbasan dhe që i takon në bazë të ligjti të kësaj license që është lëshuar nga Bashkia Tiranë dhe i ka oraret nëse këtu shtohet pasagjeri. Nëse fluksi i pasagjerëve shtohet, i shtohen oraret dhe puna e linjës nga ora 6 deri në 11 i shtohet kësaj firme që punon këtu. Nuk mundet dot të vijë një tjetër nga Elbasani e të thotë që do vijë që në mëngjes të futet këtu.”Zyrtarë të Bashkisë së Tiranës të pyetur nga Ora News deklarojnë se kanë ndjekur me vëmendje situatën dhe se do të bëjnë gjithçka që brenda kompetencave të Bashkisë të arrihet në një zgjidhje/Oranews.tv/