Plani i Donald Trump për dëbimin e emigrantëve sulmohet nga rivalët
Plani i kandidatit republikan për president, Donalt Trump, për deportimin e 11 milionë emigrantëve pa dokumenta nga Shtetet e Bashkuara është vënë në pikëpyetje nga rivalët e partisë së tij në debatin televiziv.Propozimi i tij i ashpër u sulmua si “jopraktik dhe përçarës” nga John Kasich dhe Jeb Bush, të cilët gjithashtu po kandidojnë për nominimin republikan për president.Trump, një miliarder nga Nju Jorku që ka qenë udhëheqës në sondazhe, u fishkëllye teksa përpiqej të kundërsulmonte.Debate pati edhe për politikat e jashtme. 8 kandidatët ishin të ndarë kur vinte puna nëse SHBA-ja duhet të ndërhynte në Lindjen e Mesme, sidomos në luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik.Por emigracioni shkaktoi konfrontimin më të madh, kur Trump tha se duhet të ndërtohej një mur në kufirin SHBA-Meksikë dhe të gjithë emigrantët që jetojnë ilegalisht në SHBA duhet të dëbohen.Ky plan u prit me përbuzje nga Kasich, guvernatori i Ohajos i cili tha: “Ne të gjithë e dimë se nuk mund ta marrësh ata t’i hipësh në anije dhe t’i kthesh mbrapsht. Është një argument i pakuptimtë. Nuk është argument të rriturish”.