Rusia zbulon ‘planin e paqes’ mbi konfliktin në Siri

Një dokument rus që po qarkullon në Kombet e Bashkuara ka propozuar një proces reforme kushtetuese mbi konfliktin në Siri, që zgjat 18 muaj, e që ndiqet nga zgjedhjet presidenciale.Dokumenti nuk thotë nëse presidenti sirian Bashar al-Assad duhet të mbetet në pushtet gjatë kësaj kohe.Por thotë se grupet opozitare siriane duhet të bëhen pjesë e bisedimeve kyçe mbi krizën që do të zhvillohen në Vienë të shtunën (14 nëntor).Ushtria siriane ndërkohë është raportuar të ketë thyer rrethimin në veri të vendit.Njësitë ushtarake kanë kontaktuar me trupat që mbrojnë bazën ajrore Kuvairis, në lindje të Alepos, dhe që kanë eliminuar një numër të madh militantësh të Shtetit Islamik.Ky vend ka qenë objekt sulmi nga xhihadistët e ISIS për gati 2 vjet.Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse tha se përpara samitit të së shtunës, prioritet është krijimi i grupeve opozitare siriane që do të konsiderohen si partner në këtë proces.