Studentët këmbëkryq para kryeministrisë: Tërhiq ligjin e Arsimit të Lartë

Studentë të fakulteteve të ndryshme të Tiranës protestuan paraditen e sotme (10 nentor) për më shumë se 90 minuta përpara Kryeministrisë për të kundërshtuar reformën në Arsimin e Lartë të cilën e konsiderojnë antikushtetuese dhe në dëm të arsimit publik. Në mbështetje të tyre kishin ardhur edhe studentë protagonistë të disa lëvizjeve studentore nga Kosovë. Studentët njoftuan se do të bojkotojnë mësimin nëse nuk ndryshon Ligji i Arsimit të Lartë.Tiranë- Dhjetra studentë të fakulteteve të ndryshme protestuan kundër Reformës në Arsimin e Lartë tarifvave të larta të studimit dhe dhunës policore të ushtruar gjatë shoqërimit dhe në komisariat të disa përfaqësusve të tyre që qëlluan me vezë kryeministrin.Me një marshim që nisi nga Fakulteti i Shkencave Sociale, tek Korpusi Universitar për tu ndalur më pas para kordonit policor para kryeminstrisë, studentët i bën thirrje qeverisë të heqë dorë nga Ligji i Arsimit të Lartë.Arlind Qorri : "Në qoftë se ne bëhemi shumë dhe jemi të vendosur, ligji është gjëja më e thjeshtë që mund të ndryshojmë."Studentët i rezervuan edhe disa bejte qeveritarëveNë këtë betejë kundër Ligjit të Arsimit të Lartë studentët shqiptarë nuk ishin vetëm.Dardan Konjufca protagonist në një sërë protestash dhe konfrontimesh me policinë në Kosovë, ndodhet në kryeyqytetin shqiptar për të mbështetur kauzën e kolegëve të tij.Dardan Konjufca: Unë i bëj thirrje të gjithë studentëve të Shqipërisë të bashkohen dhe të organizohen rreth Lëvizjes Për Universitetin në mënyrë që ta kundërshtojnë këtë reformë që është shumë e dëmshme për studentët dhe për familjet e tyreNdonëse vezët i kishin me vete studentët, zgjodhën te mos i përdorin në këtë protestë.Studentja: "I kemi marrë në formë simbolike. E solli dhuna vezën apo veza dhunën? Sipas meje e solli dhuna vezën dhe prej dhunës ka ardhur dhe kjo vezë në formë simbolike."Të rinjte qëndruan për rreth 90 minuta ulur në bulevard përpara godinës së Kryeministrisë të shoqëruar nga një prani e lartë e forcave policore.Ata paralajmëruan bojkot të mësimit nëse Reforma në Arsimin e Lartë nuk rishikohet.Studentja: I bëjmë thirrje kryeministrit Edi Rama të tërheqë ligjin e arsimit të lartë, në të kundërt "do të bëjmë paralizimin e plotë të jetës universitare deri më realizimin e kërkesës tonë. Mblidhemi sërish për të kundërshtuar reformën kundër arsimit të lartë dhe kundër dhunës ndaj studentëve. Vezët e hedhura nuk ishin qëllim në vetvete por mjet i domosdoshëm.  Ne aktivistë të lëvizjes studentore kemi shprehur të gjitha mjetet paqësore por nuk u morën kurrë në konsideratë prandaj dhe reagimi jonë I goditjes me me vezë ishte i drejtë"  Protesta u organizua nga "Lëvizja për Universitet" dhe u mbyll e qetë.Vargjet e studenteve“Jam student i revoltuar nga sistemi i varfëruar/ refuzoj të jem e ardhmja që nga sot do jem e tashmja/Duam bursë duam banesë, kushte të mira për jetesë/duam punë duam dije/s’duam luks qeveritar për piktura e jaguarë/ por shkollime e dinjitet, ku studenti ka të drejtë/s’duam rrena as reklama qeverie/Por reforma për konvikte/përgjysmim të  çdo tarife/Jam student që nuk frikësohem/rezistenca nuk ndalohet/Por bashkohem protestoj që reformën ta rrëzoj/ Me vezë me vezë studenti  po ju pret.protesta e studenteve protesta e studenteveprotesta 6 protesta 7 protesta 8 protesta 9 protesta 5 studentet para kryeministrise [caption id="attachment_615151" align="alignnone" width="1575"]studentet para kryeminnistre Studentet para kryeministrise[/caption][caption id="attachment_615152" align="alignnone" width="640"]Studentet para kryeministrise Studentet para kryeministrise[/caption]Ora 11: 16 Studentët nisin marshimin në Bulevard më pas u ndalën para kryeministrisë."Për Universitetin për Shqipërinë" është një nga pankartat që studentët mbajnë në duar. Mësohet se protestës i janë bashkuar edhe studentë nga rrethet.[caption id="attachment_615144" align="alignnone" width="1230"]Protesta e studenteve Protesta e studenteve[/caption][caption id="attachment_615146" align="alignnone" width="1230"]Protesta e studenteve Protesta e studenteve[/caption]protesta 3[caption id="attachment_615139" align="alignnone" width="650"]sa Protesta e Studentev[/caption]  protestaNë orën 10:50 disa police janë vendosur para kryeministrisë.Grumbullimi ka nisur tek korpusi dhe më pas do të marshojnë drejt godinës së kryeministrisë.Protesta do të zhvillohet kundër ligjit për arsimin e lartë, por edhe kundër dhunës shumëpërmasore sic e quajnë ata.Në një postim në rrjetin social FB, Lëvizja për Universitet bën thirrje që ti bashkohen të gjithë studentët kësaj proteste.“Në orën 11, studentë e pedagogë, aktivistë e qytetarë, popull mbarë, do marshojmë kundër dhunës shumëpërmasore të një grushti oligarkësh me pushtet politik, privilegje ekonomike dhe hegjemoni ideologjike. Sa më të shumtë e të vendosur të bëhemi nesër, aq më e afërt është dita kur universiteti dhe shoqëria do të çlirohen nga kontrolli i pushtetarëve, zhvatja e të privilegjuarve dhe manipulimi i gjithanshëm. Nesër është e pamundur të jesh spektator. Shpërfillja ndihmon dhunuesit. Nëse nuk je dakord me qëndrimet e Lëvizjes Për Universitetin, por prapëseprapë je kundër dhunuesve të trefishtë, bashkoju protestës me pankartën tënde, thirr parullën tënde e folu publikisht të gjithëve sipas botëkuptimit tënd. Bulevardi dhe sheshi janë ende publike, u takojnë të gjithëve barazisht. Për universitetin, për shoqërinë”Ndërkohë një ditë më parë faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit u sulmua nga grupi i hakerave i njohur si RedAnonos_Al, ku bënin thirrje për protestë.Polivet e vendosur para kryeministrisë[caption id="attachment_615107" align="alignnone" width="635"]policet ne kryeministri Policia e vendosur perpara kryeministrise ne pritje te protestave te studentëve[/caption]