Harxhi: Vlerësimi i progres-raportit, hap prapa në zhvillimet që është bërë
Progresraporti i Komisionit Europian, është më negativ krahasuar me raportet e viteve të kaluara.Kështu u shpreh në studion e lajmeve në Ora News, Edit’h Harxhi, Drejtoreshë Ekzekutive e “Albanian Policy Center”, duke evidentuar si pikën më problematike çështjen e të drejtave të njeriut.Edit’h Harxhi: Ky vit është një vit në të cilin Shqipëria ka marrë një vlerësim, i cili jo vetëm e le Shqipërinë në një status quo përsa i përket sfidës së saj për tu anëtarësuar në BE, por është një hap prapa në të gjitha zhvillimet që është bërë. Ajo që ishte më e cuditshme ishte ajo e të drejtave të njeriut, ka qenë një nga pikat më kryesore cështje e të drejtave të njeriut deri tani.Ndërsa për hapjen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në BE, Harxhi deklaron:Edit’h Harxhi: Në një Parlament ku shpesh herë mendohet se sot duhet të kesh një karrierë në cështjet e trafikut e drogës që të arrish në Kuvendin e Shqipërisë dhe kjo është një andikap për ne.Largimet masive të shqiptarëve për të kërkuar azil në disa vende të BE-së, sipas Harxhit ka ndikuar ndjeshëm në konkluzionet e raportit./Oranews.tv/