I kaloi pronën shtetases së vdekur, arrestohet noterja në Dibër

Goditet një rast i shpërdorimit të detyrës dhe falsifikimit të dokumentave në Dibër.Policia ka vënë në pranga për këto akuza noteren Majlinda Jangulli, 47 vjeçe lindur në Strikçan Bulqizë dhe banuese në Tiranë, me detyrë notere në qytetin e Peshkopisë.Policia thotë se “nga informacionet që dispononte Sektori për Krimin Ekonomik në Drejtorinë e Policisë Dibër, ka rezultuar se nga ana e noteres Majlinda Jangulli më datë 26.04.2010, me Nr 1136 Rep, NR. 225/1, Kol është përpiluar një kalim pronësie e paluajtshme ( kontratë shitje) në emër të shtetases N. K. e cila rezulton të ketë vdekur më datë 25.05.2004, gjë e cila është vertetuar nga Çertifikatë Vdekje”.Gjithashtu po më datë 05.10.2015, është nënshkruar kontrata e shitblerjes numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.Përveç noteres, policia ka bërë ndalimin edhe të shtetasit Ylber Lami 32 vjeç, lindur në fshatin Cerjan Dibër për veprën penale ‘’Falsifikimit të dokumentave’’.Sipas policisë, më datë 05.10.2015, ka nënshkruar një kontratë shitblerje me numër Nr.3744 Rep. NR. 1217/1 kol, për të cilën shtetasi Q.L nuk ka qenë prezent.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqëror Dibër për hetime të mëtejshme.