Basha në Ballsh, premton 500 mln euro në vit për ekonominë

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha  premton 500 mln euro investim për punësimin dhe ekonominë nëse PD do të vijë në Pushtet. Lideri i Opozitës ishte në Ballsh kur lëshoi këtë deklaratë gjatë një takimi me punonjësit  e rafinerisë së naftës të cilët nuk janë paguar për punën e bërë prej disa muajsh. Ballsh- Në vijim të turit fjalën e kanë qytetarët kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është takuar me tregtarë dhe punonjës të rafinerisë së Ballshit, të cilët kanë katër muaj pa u paguar..Basha: Nëqoftë se qeveria të trajton si skllav, nëqoftëse qeveria të merr me të padrejtë bukën e gojës, nëqoftëse qeveria e një vendi pasurohet kur populli varfërohet çdo ditë, ka ardhur koha që ajo qeveri të largohet me hir ose me pahir"Për zgjidhjen e ngërçit ekonomik me të cilën hasen punonjsit e rafinerisë së Ballshit, Basha premtoi 500 mln euro në vit për punësimin dhe ekonominë" Propozojmë ta nisim me një paketë të re taksash, taksat me të ulëta në Ballkan sepse shqiptarët janë sot populli më i varfër në Ballkan. Duke ulur taksat ne i kthejmë shqiptarëve 500 deri në 600 milionë euro në vit."Duke iu përgjigjur paralajmërimit të punonjësve për nisjen e protestave dhe grevave deri në zgjidhjen e këkresave të tyre, Basha akuzoi qeverinë se po keqpërdor të ardhurat nga doganat duke pasuruar xhepat e kabinetit të qeverisë/Oranews.tv/