PD: Shkatërrimi i provave për trafikantët, krimi më i rëndë i Tahirit dhe Ramës

Partia Demokratike ka vazhduar edhe sot të denoncojë djegien e laboratorit të kriminalistikës. Në një dalje për mediat nga selia blu, Kreu i departamentit të Sigurisë në PD, Enkelejd Alibeaj tha se shkatërrimi i proveve është një krim i rëndë i Tahirit dhe Ramës.Deklarata e plotë e AlibeajtDjegia e provave për bandat e trafikut të drogës brenda laboratorit kriminalistik, është padyshim një nga krimet më të rënda shtetërore në dy dekadat e fundit.Në fillim, Ministri u mundua ta fshehë si ngjarje.Më pas kur opozita e denoncoi, pas shqetësimit që ngritën oficerët profesionistë e të ndershëm, Tahiri nxori si shkak një neon.Por edhe kjo alibi u rrëzua.Fakti është se sot mungojnë provat për 30 çështje penale, për 30 raste të trafikut të drogës.Duke qënë një institucion kyç, i një rëndësie të veçantë, shkatërrimi i provave në këtë mënyrë nuk mund të ndodhë përveçse me urdhër e me porosi nga lart.Ka udhëzim të veçantë policie për ruajtjen e këtij institucioni, ka kamera vëzhguese dhe siguri maksimale.Por anomalitë janë shtuar kohët e fundit, dhe bimët narkotike mbaheshin në thasë deri në 7 muaj pa iu bërë ekspertiza, ndërkohë që Kodi Procedurës Penale thotë se aktet duhen bërë brenda 3 muajve.Përpjekja për ta mbyllur si ngjarje, për ta cilësuar një defekt teknik, është një vërtetim më shumë se pas djegjes së provave për trafikantë e banda të rrezikshme në vend, qëndron Saimir Tahiri dhe Edi Rama.Laboratori kriminalistik, aty ku ruhen provat, është siguria e shtetit. Eshtë dëshmia e ekzistencës së shtetit.Kur bie dhe kjo instancë kyçe për luftën ndaj krimit dhe për vendosjen e drejtësisë, atëherë shteti nuk ekziston.Ekziston një shtet tjetër, ky i Edi Ramës, shtet kriminal.Shtet i mafias, i trafikantëve.Shiheni deri ku shkon shërbimi ndaj krimit, deri në asgjesimin e provave në laboratorin kriminalistik, që bandat e trafikantët ti shpëtojnë ligjit.Kjo është një nga çështjet më serioze sot të vendit. Prokuroria duhet të bëjë hetime energjike, të plota e të pandikuara nga segmentet e qeverisë, nga Saimir Tahiri dhe Edi Rama, që janë vetë të përfshirë në këtë krim të madh.