Progres raporti: Kërkohet dialog për drejtësinë dhe dekriminalizimin

KE publikoi sot, 10 nëntor 2015,  progres-raportin prej 80 faqesh për Shqipërinë ku vlerëson se vendi ynë ka bërë progres në 5 prioritetet kyçe, por mbetet ende për tu bërë për pavarësinë e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. KE kërkonin dialog në Parlament mes palevë politike dhe miratimin e ligjit të dekriminalizmit.Bruksel- Në progresraportin prej 80 faqesh për Shqipërinë, KE vlerëson se vendi ynë në përgjithësi ka shënuar përparim të qëndrueshëm në përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe, që do t’i mundësonin çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.Megjithatë institucioni europian kërkon implementim të ligjit dhe reformave dhe rezultate konkrete nga Shqipëria në disa fusha.KE nis vlerësimin me kriterin politik duke nënvizuar se gjatë zgjedhjeve të qershorit 2015 nuk pati incidente me përmasa madhore, ndonëse ka dyshime mbi paanshmërinë dhe profesionalizmin e organeve zgjedhore.“Në Parlament nevojitet një dialog më i përparuar më opozitën, teksa po ndërmerren hapat e parë për miratimin e ligjit të dekriminalizimit” thuhet në raport.Për prioritetin kyç, drejtësinë, KE çmon se sistemi gjyqësor është ende në një fazë të hershme përgatitore. Ai ka mangësi thelbësore lidhur me pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e gjyqtarëve e të prokurorëve si dhe ka parregullsi në zbatimin e vendimeve, bashkëpunimit ndër-institucional si dhe në administrim."Pavarësia e sistemit gjyqsor është e sanksionuar në Kushtetutë, megjithatë, në praktikë ajo është e rrezikuar nga mënyra tejet të politizuara, ku gjëja më shqetësuese është emërimi i gjyqtarëve në Gjykatën e Lartë dhe në atë Kushtetuese. Përpos kësaj, pavarësia e gjyqtarëve është e limituar dhe përzgjedhja e tyre për çështje të caktuara ka dyshime manipulimi" .Në mënyrë që Shqipëria të përmbushë prioritetet kyçe mbi reformën në sistemin gjyqësor vitin e ardhshëm duhet:-Të miratojë një strategji të re të reformës në gjyqsor dhe të vazhdojë përmes një procesi konsolidimi dhe gjithëpërfshirës-Të plotësojë vendet e lira në Gjyatën e Lartë dhe Gjykatave Administrative-Të publikojë të gjitha vendimet e gjykatave me arsyetimet e tyre përkatëse brenda një afati të arsyeshëm.Për kriterin e luftës ndaj korrupsionit, vlerësohet se Shqipëria ka bërë hapa para, por numri i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në rastet e kurrupsionit mbetet i kufizuar." Deri më tani, çështjet hetimore që po merren me investigimin e korrupsionit në rangun e zyrtarëve të lartë të shtetit janë shumë të pakta. Shqipëria duhet të demonstrojë progress të mëtejshëm në këtë fushë dhe të mbështesë hetimet e Inspektoriatit të Lartë për Deklarimin e Pasurive dhe Parandalimin e Konflikteve të Interesit".Sa i përket luftës ndaj krimit të organizuar thuhet se ka "njëfarë progresi.”Vlerësohen veprimet e policisë në goditjen e krimit të organizuar, veçanërisht ndaj trafikut të drogës, por Shqipëria mbetet vend origjine për trafikun e qenieve njerëzore, i cili shënon një rritje të lehtë krahasuar me të kaluarën. Bashkëpunimi mes prokurorisë dhe policisë mbetet për t'u përmirësuar”Shqipëria është prekur nga fenomeni i luftëtarëve të huaj terroriste dhe radikalizmit dhe fenomeni ka nevojë për një qasje të veçantë nga ana e komunitetit të inteligjencës.Sipas progres raportit, Shqipëria ka një përgatitje mesatarisht të mirë për reformën në administratën publike, por qeveria duhet që në veçanti të demonstrojë transparencë dhe të kryejë rekrutime në bazë të meritokracisë. Të gjitha këto veprime do të jenë në funksion të përgatitjes së terrenit për implementimin e Kodit të ri të Procedurave Administriative.Shqipëria ka bërë disa përparime sa i përket zhvillimit të një tregu funksional në ekonomi. Një gjë e tillë ka ardhur si pasojë e përmirësimit të stabilitetit makroekonomik.Duhet të ulet borxhi publik, ndërsa  papunësia vijon të mbetet në një nivel të lartë, 17.5 përqind. Kreditë e këqija konsiderohen një problem serioz për ekonominë vendase.Sistemi bankar paraqitet i qëndrueshëm, por është i ekspozuar ndaj kredive dhe rreziqeve të borxhit publik.  Inflacioni mbetet i dobët duke lejuar bankën qëndrore të ulë normën e interesit.Numri i transaksioneve të dyshimta janë rritur në 2014 dhe në gjysmën e parë të 2015[caption id="attachment_614498" align="alignnone" width="640"]Ne foto: Delegacioni shqiptar ne Bruksel gjate prezantimit te progres raportit 2015 Ne foto: Delegacioni shqiptar ne Bruksel gjate prezantimit te progres raportit 2015[/caption]Qeveria të sqarojë  përgjegjësitë e njësive të reja administrativeËshtë bërë progres në nivelin e qeverisë lokale me fillimin e implementimit të reformës administrative dhe adaptimin e strategjisë së decentralizimit.Megjithatë duhen përpjekje të tjera substanciale për të sqaruar funksionet dhe përgjegjësitë e njësive të reja administrative si dhe për të rritur kapacitetet e tyre financiare dhe administrative.Qeveritë vendore vijojnë të përballen me vështirësi në zbatimin e përgjegjësive të tyre në planet urbanistike.Procesi i vendim-marrjes në Këshilli Kombëtar i Territorit (NTC), inspektorati dhe organet e qeverisjes vendore duhet të bëhet më transparente.Te depolitizohen institucionet e pavaruraNevojiten përpjekje të mëtejshme për të siguruar profesionalizmin dhe depolitizimin e institucioneve të pavarura.  Shqipëria duhet të shqyrtojë mundësitë për futjen e dispozitave të harmonizuara për emërimin dhe shkarkimin e krerëve të institucioneve të pavarura, të sigurojë një proces transparent dhe të bazuar në meritë për përzgjedhjen e krerëve dhe anëtarëve të bordeve, të sigurojë autonomi buxhetore dhe autonomi për të ngritur strukturat e tyre të brendshme.Administrata, duhen rekrutime ne baze te meritokraciseShqipëria ka një përgatitje mesatarisht të mirë për reformën në administratën publike, por qeveria duhet që në vecanti të demonstrojë transparencë dhe të kryejë rekrutime në bazë të meritokracisë.Të gjitha këto veprime do të jenë në funksion të përgatitjes së terrenit për implementimin e Kodit të ri të Procedurave Administriative. Progres Raporti i KE-së për Shqipërinë për vitin 2015