Rusia mund të përjashtohet nga Lojrat Olimpike 2016 pas raportimeve për doping

Rusia duhet të dënohet e përjashtohet nga Lojrat Olimpike  Rio 2016, ka rekomanduar Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA)Komisioni i pavarur i WADA-s bëri një testim të atletëve rusë sëbashku me Shoqatën Ndërkombëtare të Federatave të Atletikës (IAAF).WADA tha se në lojrat olimpike Londër 2012 testimet ndaj shumë atletëve të cilët dyshoheshin për doping, janë neglizhuar.Rusia gjithashtu është akuzuar se ka përdorur një program doping të mbështetur nga shteti.Raporti rekomandoi se 5 atletë dhe 5 trajnerë duhet të dënohen përjetësisht nga sporti.Presidenti i IAAF Lord Coe tha për BBC se Federatës ruse te atletikës, Araf, i është kërkuar një përgjigje në lidhje me këto zëra.Por Federata ruse është përgjigjur se këto akuza janë të pabaza.