Tregtarët protestë kundër gjobave të padrejta, të premten para Qeverisë

Aksioni anti-informalitet  ka ngjallur një sërë pakënaqësish tek tregtarët. Kontrollet e shpeshta  ashpërsimet e dënimeve dhe vendosja e gjobave kanë detyruara tregtarët e Medresesë dhe te tregut çam të hidhen në protesta. Ata shprehen se po rrezikojnë falimentin ndërkohë që punojnë vetëm për të mbajtur familjet dhe jo për tu pasuruar.Tregtari 1: Ku ke parë në ndonjë vend të botës të fusin burg tregtarin. Biznesi e mban gjalllë këtë shtet. Kemi paguar taksat. E ka vënë 250, 250 i dhamë ca do më tepër ai.Tregtari 2: Do vijë një ditë me këto sipërmarrje që po merr ky, me këto burgje që tregon ky atëhere ne do lejmë peng fëmijët nëpër banka.Tregtari 3: Më kanë sekuestruar 300 mijë lekë mall, mi kanë cuar në Lundër. Ku ta gjej mallin unë? Të ulen këto taksat e tatime se punojmë për filçan të kafes nuk punojmë për tu pasuruar.Tregtari 4: Edhe për gjoba edhe për gjithçka ai të fut në burg, na janë prerë krahëtMe të njëjtat kërkesa edhe tregtarët që shesin në tregun çam kanë mbyllur qepenat:Tregtari 1: Drejtoria e tatimeve sjell të gjithë inspektorët tek tregu çam, ne po vuajmë për bukën e gojës.Tregtari 2: Punë nuk ka, ne e dimë rënia është, nuk ka punë po të paktën na le të punojmë.Operacioni anti-informalitet i nisur në datën 1 shtator ka hasur ne nje sërë kundërshtimesh nga përfaqësues të biznesit të cilët kërkojnë një trajtim  më të butë sidomos për biznesin e vogël i cili tani nodhet ne veshtiresi te plote, jo per shkak te formalizimit por per shkak te gjobave arbitrare. Tregetaret paraljmrojne zgjerimin e protestave dhe zhvillimin e tyre edhe para godines qeveritare./Oranews.tv/