Tërmeti i shemb shtëpinë, e moshuara apelon për ndihmë: Po fle jashtë
Në Muzhakë, fshat i njësisë administrative të Komsisë në Bashkinë e Matit, një e moshuar prej 10 ditësh fle jashtë. Reshjet dhe tërmeti ia shembi përfundimisht banesën e vjetër, duke e lënë të pastrehë.Reshjet e tetorit dhe tërmeti i së dielës së 1 nëntorit i kanë shkatërruar plotësisht banesën e të moshuarës Feride Hani, nga fshati Muzhakë i Komsisë, në Bashkinë e Matit.Gjendja e shëndetësore e 70 vjeçares është e rënduar pasi jeton në një barakë të improvizuar si banesë.Ajo apelon për ndihmë për t'u strehuar, teksa dimri është para.Feride Hani: Shyqyr që s’kam fëmijët këtu, kanë marrë dhenë në Gjermani për azil. Kur ra ky tërmeti u coptua fare. Plaçkat i kam në oborr, në kasolle. I lutem zotit që shteti të më japë ndihmë.Administratori i Njësisë Vendore, Komsi, Fatmir Kola, thotë se mungojnë fondet për të ndihmuar të moshuarën.Fatmir Kola: Ne kemi bërë letrat, këshilli bashkiak i ka shqyrtuar por për mungesë fondesh i ka mundësuar vetëm 50 mije lekë.E moshuara nga fshati Muzhakë të ardhur financiare ka vetëm ndihmën ekonomike prej 3 mijë e 700 lekë të reja në muaj.