Obama: Do të vijoj të mbetem aktiv në politikë, por si qytetar i thjeshtë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, nuk do të jetë më pjesë e strukturave politike pas lënies së zyrës në vitin 2016, por do të vijojë të mbetet një qytetar aktiv për cëhstje të ndryshme.Një lajmi i tillë është komunikuar nga vetë ai gjatë një bashkëbisedimi me një grup aktivishtësh demokratë. Obama tha se pavarësisht tërheqjes, ai nuk do të zhduket nga jeta politike, pasi do të vijojë të mbajë zyrën më të rëndsishme të vendit, atë të qytetarit të thjeshtë:"Edhe pas largimit nga shtëpia e bardhë, unë sërisht do të mbaj zyrën më të rëndsishme të vendit, atë të qytetarit. Do të vijoj të mbetem aktiv dhe do të kem shansin t'iu vizitoj më shpesh, pasi axhenda ime nuk do të jetë kaq e zënë."Më tej Obama bëri thirrje që qytetarët të mbështesin përpjekjet e qeverisë për të frenuar ngrohjen globale si dhe për rregullimin e ligjit për emigracionin. Sipas Presidentit, këto reforma janë dy aspirata mjaft të rëndësishme të Shteteve të Bashkuara.