Qeveria arrin paqe me FMN: Nuk ka rritje taksash, por rrisni të ardhurat

Qeveria dhe FMN dolën sot në një konferencë për shtyp, duke treguar që i kanë sheshuar mosmarrvëshjet mes tyre lidhur me politikën e taksave dhe zhvillimin ekonomik. Shefja e re e misionit, Anita Tuladhar, ka pranuar se nuk do te kete rritje taksash, por nga ana tjeter kërkoi rritje të të ardhurave nga tatimet dhe doganat si dhe la të hapur mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani,  pranoi mosmarrëveshjet me FMN duke deklaruar se në fund ishte gjetur gjuha e përbashkët me Misionin. Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare i kanë sheshuar mosmarrëveshjet mes tyre, gjë që u duk qartazi në konferencën e përbashkët për shtyp.Duke pohuar se taksat vitin e ardhshëm nuk do të rriten dhe se FMN do të lëvrojë në janar dy këstet e kredisë për Shqipërinë, shefja e re e misionit dha mesazhin e saj për qeverinë, atë të mbledhjes së të ardhurave, duke lënë të hapur edhe mundësinë e shkurtimit të shpenzimeve.Cani: Këto ditë edhe i kemi krijuar reciprokisht shqetësime njëri-tjetrit por jeta jonë është edhe më e këndshme, edhe më e mirë, edhe financat edhe ekonomia shqiptare zhvillohet më mirë.Tuladhar:“Kemi parë angazhimin e qeverisë për vazhdimin e reformave strukturore që do të garantojnë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. Përmbushja e detyrimeve tatimore është shumë e rëndësishme, zgjerimi i bazës së tatueshme është i rëndësishëm gjithashtu.Këto masa duhet të shihen me drejtësi. Ne i kemi kërkuar qeverisë që të ndjekë praktikat më të mira ndërkombëtare në luftën kundër informalitetit, nga ana tjetër kemi diskutuar edhe për rritjen e cilësisë së shpenzimeve buxhetore. Nuk do të ketë rritje taksash, por nga ana tjetër vëmendje i duhet kushtuar rritjes së të ardhurave nga tatimet dhe doganat.Cani: Më duhet të përsëris vetëveten.Nuk ka rritje taksash.Ministrat Cani dhe Ahmetaj ende nuk kanë dhënë detaje për paketën fiskale të vitit të ardhshëm duke u mjaftuar me lehtësitë që do të ndërmerren për disa sektorëFMN tha se mbështet qeverinë në aksionin e saj kundër informalitetitAnita Tuladhar, shefja e re e FMN-së në Tiranë tha se "përmirësimi i përmbushjes tatimore nga ana e subjekteve është e rëndësishme së bashku me zgjerimin e bazës së tatueshme. Mbështesim punën që bën qeveria në luftën kundër informalitetit. Këto masa duhet të shihen masa të drejta. Këshilla që kemi dhënë ne është të shihen praktikat ndërkombëtare"Si qeveria dhe FMN ishin në një zë se rritja ekonomike do të jetë 2.7 % këtë vit, ndërsa vitin tjetër do të jetë 3.5 %Cani: Buxheti i 2016 nuk do të rrisë taksatMinistri i Financave tha se është vendosur që në buxhetin e vitit 2016 do të ketë sufiçit primar. Sipas Canit buxheti i 2016 nuk do të rritë taksat, por do ti ulë ato në disa sektorë.Në konferencën e përbashkët të Ministrit të Financave, Ministrit të Zhvillimit Ekonomik dhe FMN u vu theksi se në vitin e ardhshëm do të ketë rritje pozitive të ekonomisë.Cani: Ekonomia  ka marrë pjesën e vetë të lëvizjes drejt pozitivitetit, ekonmia dhe buxheti i 2016 do të mbulojë gjithë greminën e buxheteve të shkuara dhe do të shohë drejt pozitivitetit dhe sic do ta shihni në buxhetin e 2016, ne bashkë me FMN kemi vendosur të kemi sufiçit primar, si fillim me një shumë të vogël, por nga viti në vit do vijë në rritje.Takimet ishin të suksesshme, por sëbashku me FMN arritëm në përfundim se objektivat e programit janë arritur dhe rishikim i 5 dh 6 i hapin rrugë përfitimit pas miratimit në bord. Marrëveshja e sotme me FMN  bëjnë edhe një certifikim të reformave të marra nga qeveria shqiptare. Këto reforma në një pjesë janë në fillimet. Është e vërtetë që në pjesën e parë reformat kanë edhe kosto, por jemi të bindur që do të japin shumë shpejt efektet.Ekonomia shqiptare gjatë 2015 ka treguar shenja rigjallërimi. Rritja ekonomik është mbështetur nga investimet, sidomos të huaja, nga shlyerja e detyrimeve të prapmetuara dhe rritja e sektorit të turizmit.Buxheti i vitit 2016 që rakorduam me misionin e FMN nuk do të befasojë kënd sepse sic kemi thënë në vijim ky buxhet nuk rrit taksa, në të kundërt mund të ulë taksa në sektorë kycë, si në bujqësi apo në turizëm.Të ardhurat fiskale, pavarësisht dinamikave ajo që është thelbësore dhe e rakorduar është që deficiti nuk do të lëvizë, por do të mbetet në parametrat e dakortësuara. Të ardhurat fiskale ndryshe nga c'kërkohet të keqinterpretohen, faktorë kryesore kanë faktorë të jashtëm.Ka rënie të paparashikuara në cmimet e naftës, po kështu ka rënie të ndjeshme në minerale. Kemi inflacion më të ulët nga cfarë parashikonim.Shlyem të gjitha borxhet që la Berisha, do kemi investime seriozeArben Ahmetaj: Sot nëpërmjet dakortësisë me FMN dhe emetimit të eurobodnit qeveria shqiptare ka rikonfirmuar një mandate për të pastruar ekonominë nga borxhet, të pastrojë Shqipërinë nga informaliteti dhe fshehja e detyrimeve tatimore.Këto dy vite është punuar për të pastruar atë infektim të trashëguara me ekonominë shqiptare. Dy vjet me një sukses të padiskuteshëm duke i kthyer përgjigje keqdashësve që promovuan skenarin grek të ekonomisë shqiptare.E kaluara është lënë prapa. Ne kemi shlyer të gjitha borxhet që një qeveri e pabërgjegjshme na la. Ne jo vetëm po konsolidojmë ekonominë shqiptarë. Vitin tjetër ajo që quhet deficiti primar do të jetë pozitiv pas 6 vjetësh. Kjo do të thotë se Qeveria me operacionet e veta nuk krijon më borxh në kurriz të qytetarëve. Jo vetëm që nuk krijon me borxh, por fillon kursen dhe shlyen borxhe. Pra ka 6 vite që kjo nuk ndodh.Raporti i progresit iu referua me të drejtë pagesës së borxheve të prapambetura,  madje iu referua edhe vitit 2014 se nëse qeveria nuk do të kishte paguar borxhet, serish me operacionet e veta jo vetëm që do të kishte pagaur borxhet, por do të paguante edhe borxhet e vjetra.Rrtija ekonomike këtë vit vlerësohet të jetë rreth 2.7%. Deri në 2013 kishte vetëm rënie të ekonomisë shqiptare, ndërsa tani ka filluar rritja ekonomike.  Vitin tjetër do të kemi një rritje rreth 3.4% dhe do të kemi investime, si HEC Devoll, TAP-i, Skavica, Parku Industrial, apo edhe Resorte Turistike.U ndamë nga katastrofa energjetike"