AKU: Nis kontrollet në çdo stabiliment të përpunimit të mishit

Pas alarmit të OBSH për rrezikun ndaj mishit të kuq dhe nënprodukteve të tij, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nis aksionin mbarëkombëtar ndaj stabilimenteve të mishit të përpunuar, që do të shtrihet në gjithë vendin për një muaj rresht, deri më 10 dhjetor.Drejtori i Përgjithshëm i AKU-se Afrim Bakaj paralajmëroi masa ekstreme ndaj çdo subjekti që nuk e shoqëron produktin me fletë origjine.Afrim Bakaj: "Me urdhër të ministrit dhe në kuadër të shqetësimit të OBSH do të kontrollojmë të gjitha stabilimentet ndaj mishit të përpunuar, kemi përcaktuar nga 10 nëntori deri në 10 dhjetor të gjitha stabilimentete do kontrollohen në vijim, është detyrë jona. Do verifikojmë si hyjnë nitritet apo nistratet që sjellin pasoja në shëndetine njeriut. Do të bëhet mbyllja e çdo stabilimenti që nuk plotëson kushtet. Të vendosur të mos lejojmë shitjen e sallameve nëpër dyqane pa etiketë"Nga Elbasani, Bakaj tha se do të bëhen kontrolle të befasishme, në vazhdimësi në cdo subjekt që tregon mishin e kuq dhe nënprodukte të tij.Në bashkinë e Elbasanit, janë 74 subjekte, kryesisht dyqane mishi dhe restorante që do kontrollohen nga inspektorët tatimorë, bashkiakë edhe te autoritetit të kontrollit./Oranews.tv/