Digjet flamuri grek i vendosur pranë zyrave qendore të Omonias në Sarandë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 08:51
Digjet flamuri grek i vendosur pranë zyrave qendore të Omonias në Sarandë. Kryetari i kësaj organizate, Leonidha Papa e ka cilësuar akt të errët djegien e flamurit ndërsa kërkoi zbardhjen e ngjarjes.Leonidha Papa: Dua të denoncoj aktin e errët që ka ndodhur në zyrat qendore të Omonias ku njerëz të pa njohur kanë djegur flamurin grek që ndodhej në hyrje të organizatës toë bashkë me flamurin shqiptar dhe me flamurin europian. Është një akt barbar që prek ndjenjat, jo vetëm të anëtarëve të komunitetit grek në Shqipëri dhe të helenizmit, por edhe të gjithë njerëzve të civilizuar të bashkëqytetarëve tonë shqiptar.Pas njëoftimit policia e Sarandës ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve.