Meta dhe Rama takime intensive me perfaqësues të qeverisë

Dy prej godinave kryesore të shtetit shqiptar Kryeministria dhe Selia e Kryesisë së Kuvendit ishin sot vatrat e diskutimeve pas lëvizjeve të forta politike të një dite më parë, dorëheqjes së Minstrit të LSI-së, Nasip Naço dhe propozimit në vend të tij të Ylli Manjanit, një prej kritikëve konstantë të kryeminstrit Edi Rama. Manjani i pyetur sot nuk sheh asnjë problem në bashkëpuniminme shefin e Qeverisë, i cili sot kishte një seri takimesh me disa Ministra, Tahirin, Beqaj dhe Gjermenin. Komente për zhvillimet në qeveri erdhën nga disa deputetë të majtë dhe opozitar.Ylli Manjani, i cili është në pritje të marrë postin e Ministrit të Drejtësisë pas dorëheqjes së Naços nis hartimin e axhendës së punës së tij për reformën në drejtësi, në një kohë kur Brukseli ka rezervuar nota negative për të.Manjani është takuar me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta.I pyetur për kritikat e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe efektivitetin e bashkëpunimit mes tyre, Manjani dha këtë përgjigje.Manjani: "Jemi në krah dhe në një axhendë agresive reformash, jemi në mes të punës dhe kemi shumë punë për të bërë".Por si u prit dorëheqja e Minsitrit të Drejtësisë, Nasip Naço, në kampet politike. Demokrati Astrit Patozi është i qartë në qëndrimin e tij.Patozi: "Dje nuk është ndërruar Ministri i Drejtësisë, është ndërruar Kryeministri. Nga dje Kryeministër është Meta, jo Rama".Deputeti socialist, Bashkim Fino, është krejt normale madje edhe e vlerëson dorëheqjen e Nasip Naços, por është kundër ndryshimeve në qeveri.Ai hedh poshtë çdo koment se nëpërmjet dorëheqjes së Naços, kryeparlamentari Meta po i impononn Kryeministrit ndryshime në qeveri.Fino:"Ata janë partnerë dhe kanë një kontratë të rëndësishme për të qeverisur vendin".Por a i jep fund impulseve të reja në qeveri dorëheqja e Nasip Naços? Deputeti socialist Alfred Peza, lë të kuptohet vijimin e ndryshimeve.Peza:"Impulset janë në lëvizje, mund të ketë imulse të reja".