David Cameron: Reforma e BE-së jo një detyrë e pamundur

Reformimi i anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian do të jetë një detyrë e madhe, por jo e pamundur,  tha David Cameron pas publikimit të listës me 4 kërkesa.Letra drejtuar presidentit të Këshillit Europian do të hapë rrugën për bisedime të detajuara mes liderëve të BE-së.Cameron është i vendousr të negociojë një marrëveshje më të mirë me Bashkimin Europian përpara një referendumi për “Jashtë/Brenda BE-së” në fund të vitit 2017.Aktivistët e Britanisë që janë për largimin nga BE-ja thonë se bisedimet mbi çështje të tilla si kufizimi i përfitimeve të emigrantëve në BE janë mashtrim.Ndërkohë, ministri europian David Lidington tha se qeveria shpreson të arrijë një marrëveshje brenda dhjetorit, kur të mblidhet një samit kyç mes liderëve të BE-së, por deklaroi se ishte ende herët për të vendosur një afat kohor të saktë.Në një fjalim përpara publikimit të letrës drejtuar presidentit të Këshillit Europian, David Cameron tha katër objektivat që qëndrojnë në zemër të rinegociatave të Mbretërisë së Bashkuar:1.Mbrojtja e treut për Britaninë dhe vendet e tjera jo të zonës euro2. Rritja e konkurrencës3. Forcimi i parlamenteve kombëtare4. Kufizimi i aksesit të emigrantëve në punë në BE