200 mijë shqiptarë aplikuan në Lotarinë Amerikane

Afro 200 mijë shqiptarë kanë plotësuar lotarinë amerikane, vetëm për këtë vit në kërkim të një pune të sigurt në SHBA. Të dhënat flasin për një rritje me 27 mijë aplikime krahasuar me vitin e shkuar. Shfirat publikohen në një kohë kur Shqipëria po përballet edhe me një numër të lartë të qytearëve që ikin drejt Gjermaninë në kërim të një azili, ku vetëm gjatë këtij vitit kanë ikur 50 mijë shqiptarë.Statistikat e Departamentit Amerikan të Shtetit flasin për shifra të frikshme të shqiptarëve që duan të lënë Shqipërinë, për tu punësuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Që nga 1 tetori deri në 3 nëntor, 198. 625 aplikantë kanë plotësur 100 mijë aplikime personalisht ose si familje për tu zhvnedosur në SHBA.Sipas të dhënave, në 2015 pati mbi 27 mijë aplimime më shumse në 2014 dhe 76 mijë aplikime më shumë se në 2013.Numri më i ulët i shqiptarëve që kanë dashur të ikin shënohet në vitin 2011, me 87 mijë aplikime. Ky ishte viti i parë kur shqiptarët patën mundësi të lëviznin lirisht në Europë, pasi ishte viti i parë i heqjes së vizave nga zona Shengen.Të dhënat e Deparatamentit Amerikan të Shtetit, janë një tregues se shqiptarët duan të lënë vendin e tyre, në kërkim të një jete të re por edhe punësim të sigurt në atë që cilësohet si vendi i ëndrrave.Por të dhënat publikohen edhe në të njëjtën kohë kur mbi 50 mijë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil në Gjermani vetëm gjatë këtij viti.Nëse deri më tani, kërkesat për azil i ishin faturuar vetëm kushteve të vështira ekonomike të shqiptarëve, ambasadori Gjerman në Tiranë Helmut Hoffman, lëshoi alarmin se Shqipërinë po e lënë edhe ata që kanë paga të larta."Për azil kanë ardhur nga e gjithë Shqipëria, ka pasur edhe njerëz të cilët kishin punë të mirë dhe që paguheshin relativisht mirë. Pronari I një kompani gjermne më ka thënë I frikësuar se rrthe 50 persona janë largua në Gjermani ëpr të kërkaur azil, dhe këta ishin persona që paguheshin relativisht mirë. Ndaj nuk është ccështje varfërie ekstreme, thjesht njerëzimet mendojnë se duhet të largohen".