BE kritikon Turqinë për mungesën e të drejtave të njeriut dhe demokracisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2015, 10:11
Komisioni Europian ka akuzuar Turqinë për “dështim” në mbarëvajtjen e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.Një raport vjetor mbi perspektivat e Turqisë për anëtarësimin në BE thotë se janë bërë hapa prapa në dy vitet e fundit përsa i përket lirisë së shprehjes.Raporti gjithashtu identifikon mangësi të rëndësishme në ligjet e reja që shkojnë kundër standarteve të BE-së.Publikimi i raportit vjen në një kohë që Bashkimi Europian ka nevojë për ndihmën e Turqisë në përballimin e krizës së emigrantëve.Ky evidentim vjen pas zgjedhjeve të përgjitshme parlamentare, në të cilën Partia e Presidentit Rexhep Tajip Erdogan AKP rifitoi shumicën e humbur në muajin qershor të këtij viti./Oranews.tv/