Hahn: Shqipëria të bëjë më shumë për shtetin ligjor dhe reformat në gjyqësor
Komisioneri për Zgjerimin e BE-së po prezanton progresraportin për vendet e Ballkanit Perëndimor.Prezantimi po bëhet në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.Sa i takon Shqipërisë, Hahn tha se mirëpriste progresin për adresimin e prioriteteve kryesore në hapjen e negociatave dhe për të siguruar disa reforma por shtoi:“Më shumë duhen bërë në shtetin ligjor duke çuar përpara reformat në sistemin gjyqësor dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”Hahn vuri theksin dhe tek e drejta e pronës.Mali i Zi, nxitet dialogu konstruktiv mes opozitës e qeverisë"Ka bërë progres në negociata sa i takon hapjes së 8 kapitujve. Kjo është bërë e mundur falë forcimit të shtetit ligjor. Sidoqoftë të dhënat për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit janë të kufizuara. Nxis për dialog konstruktiv mes opozitës e qeverisë, dialog që duhet të bëhet në parlament."Serbia, të vijojë bashkëpunimin me Kosovën“Ka qenë konstruktive në zhvillimin e bashkëpunimit rajonal. Serbia është prekur nga kriza e refugjatëve por e ka menaxhuar mire. Presim të ecë përpara me reforma sidomos në fushën e gjyqësorit, në fushën kundër krimit të organizuar, antidiskriminimit, administratën publike dhe ekonominë. Të vazhdojë më shumë progres bashkëpunimin me KosovënMaqedonia, situata ndëretnike vazhdon të jetë e brishtë "Liderët politikë duhet të zbatojnë marrëveshjet politike. Situata ndëretnike vazhdon të jetë e brishtë dhe duhet të zbatohet marrëveshja e Ohrit. Komisioni është i vendosur të hapë negociatat me Maqedoninë por do të kushtëzohet me zbatimin e marrëvëshjes së qershor korrikut. Çështja do të adresohet pas zgjedhjeve"Prezantimi u shty dy herëPrezantimi i progresraportit për Shqipërinë u shty disa herë. KE paralajmëroi se do të publikonte progres raportin në fillim të tetorit, më pas përcaktoi si datë të dytë 24 tetorit, e me tej 5 nëntorit, që u shty për shkak të zgjedhjeve në Turqi.Më herët, KE tha argumentoi shtyrjen edhe me fluksin e refugjatëve dhe axhendën e ngjeshur të BE-së .Për herë të parë KE, pritet të jepë një raport më të detajuar për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Shqipërisë KE i ka vendosur 5 kushte kryesore, ku prioritet është reforma në drejtësi, për të cilën burimet thanë se do kërkohet gjithëpërfshirje në realizmin e saj.