Film për vejushen e presidentit Kennedy
Pas vrasjes së presidentit të SHBA-së John F.Kennedy, plot 800 mijë letra ndushëllimi i janë dërguar bashkëshortes së tij Jackie nga e gjithë bota.Prandaj rrjeti televiziv TLC është frymëzuar nga ky fakt dhe ka vendosur të realizoj një film dokumentar pikërisht për këto letra.Filmi titullohet "Letters to Jackie" dhe do të trasmetohet për herë të parë në vjeshtë duke qënë se po afrohet edhe 50 vjetori i vdekjes së Kennedy-t.Në film sillet në vemendje periudha pas vdekjes së presidentit ,për të analizuar më në thellësi rolin e ish zonjës së parë në ndihmën që i dha vendit për të kaluar dramën që tronditi të gjithë.Letrat do të lexohen nga 20 aktorë të famshëm mes të cilëve Zooey Deschanel, Kristen Dunst, Anne Hathaway, Mark Ruffalo, Betty White dhe Michelle Williams.