Spitali amerikan ofron teknologjinë më të avancuar në metodën In Vitro

Të gjitha çiftet që kanë problem me lindjen e një fëmije mund të drejtohen tek Spitali Amerikan në Tiranë i cili falë teknologjisë së avancuar u vjen në ndihmë familjeve shqiptare dhe jo vetëm.Shefi i departamentit Gjinekologjik Obstetric IVF, Prof.Dr.Hakan Santiroglu  pohon se Spitali Amerikan disponon teknologjinë e fundit për sa i përket Fertilizimit In Vitro.Hakan Santiroglu: “Spitali amerikan ka tetë vite që aplikon metoden in vitro. Gjatë kësaj kohe me shume se 500 fëmijë kanë lindur. Pacientët tanë vinë nga e gjithe bota jo vetëm Shqipëria pasi Spitali Amerikan ka një staf të kualifikuar të cilët trajtimin e nisin pasi kryejnë të gjitha analizat e duhura”Një nga risitë që ofron spitali amerikan për të gjithë pacietët e tij në fertilizimin in vitro është analiza gjenetike preimplantive:Hakan Santiroglu: “Një nga teknikat e riprodhimit të asistuar që aplikohet në spitalin amerikan është analiza gjenetike preimplantive . Kjo teknikë bën të mundur diagnostikimin e të gjithë embrioneve para se ato të transferohen në mitrën e nënës, pra ne jemi të sigurt që po transferojmë embrionet e shëndosha tek nëna duke eliminuar kështu embrionet me anomali gjenetike. “Kombinimi i teknologjisë së fundit me personel të kualifikuar është çelësi i suksesit të Spitalit amerikan.Të gjitha këto e të tjera na lejojnë që spitali amerikan të ketë kushtet më të mira në arritjen e rezultateve të larta deri tanispitali amerikan/Oranews.tv/