Rrëzimi i avionit, Rusia pezullon fluturimet me Egjiptin
Rusia ka urdhëruar anulimin e të gjitha fluturimeve me destinacion Egjiptin dhe anasjelltas, pas dyshimeve se rrëzimi i avionit Airbus A321 mund të jetë shkaktuar nga një bombë.Ka qenë vetë presidenti Vladimir Putin, ai i cili ka komunikuar për vendimin e marrë nga qeveria.Kremlini deri më tani kishte mohuar çdo hipotezë të ndërkombëtarëve, duke cituar se për të zbardhur ngjarjen duhet të pritet raporti zyrtar i skuadrës hetimore.Më herët Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, ka komentuar për herë të pare mbi aksidentin ajror të ndodhur në në Egjiptit, duke u shprehur se mundësia që avioni të ketë patur një bombë në bordin e tij është shumë e madhe.Ai tha se një skenar i tillë po vlerësohet seriozisht nga ekspertët.Ndërkohë, edhe Kryeministri britaik, David Cameron, ka qëndruar në të njëjtën linjë, duke deklaruar se bomba me shumë gjasa ka qenë e vendosur në bagazhin e avionit.Një skuadër e përbërë nga ekspertë rusë dhe irlandeze po heton aktualisht provat e mbetura pas rrëzimit të mjetit fluturues.Ata do të paraqesin një version zyrtar të asaj çka ndodhi gjatë ditëve në vijim.