Ligji antiduhan nuk respektohet në disa bare e restorante

Ndonëse ka një vit që është futur në fuqi, ligji antiduhan në disa lokale të Elbasan ka nisur të shkelet. Pas rinisjes së kontrolleve, Drejtoria e Shëndetit Publik ka evidentuar disa raste shkelje, që janë shoqëruar me gjoba deri në 3 milionë lekë të vjetra.Ligji antiduhan në lokalet dhe restorantet e qytetit të Elbasanit nuk zbatohet. nga të dhënat e Drejtorisë së Shëndetit Publik, studentët e Universitetit "Aleksandër Xhuvani" rezultojnë duhanpirësit më të mëdhenj në qytet, pasi vetëm në zonën e universitetit, janë gjobitur 7 subjekte që lejonin pirjen e duhanit në ambientet e brendshme.Arben Ruçi : “Janë marrë masa administrative kryesisht në 7 subjekte bar-kafe, pub me një gjobë rreth 3 milionë lekë ku pihej duhan.”Mosrespektimi i ligjit antiduhan pohohet dhe nga qytetarët e Elbasanit.Qytetare : “Ky ligj nuk zbatohet nga vet konsumatorët e duhanit.E konsumojnë vetë klientët edhe pse nuk lejohen.”Qytetar : “Ligji për duhanin ka dhënë efektet e veta por jo se mund të zbatohet 100%."Kontrolle për zbatimin e ligjit antiduhan që kanë rinisur në të gjithë qytetin e Elbasanit, do të kryen edhe në institucionet publike./Oranews.tv/