Ministri De Maiziere takim me azilantët e kthyer nga Gjermania në Rinas

Përpara se të ikte nga Shqipëria, vendi nga ku kanë ikur mbi 50 mijë shqiptarë, Ministri i Brendshëm gjerman takoi 60 azilantët e kthyer ditën e sotme në aeroportin “Nënë Tereza”, takim që u mbajt sekret për median por që Ora News ju sjell këto plane ekskluzive.(video-kronika)Sipas dëshmive të azilantëve të kthyer, Ministri gjerman i ka pyetur për arsyet se pse kanë lënë vendin e tyre dhe ka dashur të dijë nëse do të ikin sërish.De Maiziere mësohet ti ketë informuar të kthyerit me rrugën ligjore sesi mund të shkojnë në Gjermani.Vala e kthimit të shqiptarë që kanë kërkuar azil muajt e fundit ka qenë e dendur, me rreth 408 azilantë që janë riatdhesuar.Familjarët i prisnin ma ankth dhe mërzi, por dhe me mall.Ata vetë ishin m të trishtuar me kthimin në atdhe dhe një pjesë e vogël që pranoi të fliste për kamerën tonë pohuan se kushtet në të cilat jetojnë në Shqipëri mund ti detyrojnë të marrin rrugën përsëri.Gazetari: Si ishin kushtet atje?Azilkërkuesja: Si mos më keq.Azilkërkuesi: Mizerabël. Këtu tani do hidhemi nga ura.Çdo bëjmë? Nuk kemi as shtëpi, as punë, asgjë.Azilkërkuesi: Nuk e di me çfarë do të merremi, punë nuk ka. Zoti na ndihmoftë.Gazetari: Pse kërkuat azil?Azilkërkuesja: Kërkuam azil ngaqë ishim shumë ngushtë ekonomikisht. Ndihmë ekonomike nuk kisha.Gazetari: Po tani në Shqipëri çfarë do të bëni?Azilkërkuesja: Çfarë do bëjmë? Do punojmë ku të dalë puna.Gazetari: Nuk do tentoni të ikni më?Azilkërkuesja: Po na zuri halli do ikim prapë, ku të na dalë më mirë do ikim.[caption id="attachment_612295" align="alignnone" width="640"]tahiri me ministrin gjerman2 Ministri gjerman me Tahirin në Rinas[/caption][caption id="attachment_612296" align="alignnone" width="640"]tahiri me ministrin gjerman Ministri gjerman me Tahirin në Rinas[/caption][caption id="attachment_612297" align="alignnone" width="640"]azilant Azilkërkuesit shqiptarë që u riatdhesuan sot[/caption]