Seattle, Pastrohet pas 20 vitesh muri me çamçakëza

Muri me çamçakëza është një ndër “monumentet” që tërheq shumë turistë në qytetin Seattle në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tradita për ngjitjen e çamçakizave në murin që ndodhet në Post Alley ka nisur 20 vite më parë por duke qënë se përmban mikrobe dhe ndot mjedisin, autoritet përgjegjësë kanë vendosur ta pastrojnë atë.