Shkollat profesionale, Klosi: Ekspertët do propozojnë kurrikulat

Nga Berati ku vizitoi një biznes fason, Ministri i Mirëqënies Sociale kërkoi që të jenë ekspertët ata që do bëjnë propozimet për kurrikulat e shkollave profesionale, në bazë të nevojave të tregut. Ministri kritikoi sërish raportin e zhdrejtë të kërkesave për punë dhe ndërmtjetësimeve që bëhen nga zyrat e punës.Ekspertë e zyrave të punës në të gjithë vendin do të bëjnë propozimet e tyre për kurrikulat e reja të shkollave profesionale.Kjo për arsye se janë ata që njohin më mirë kërkesat e tregut dhe mund të orientojnë nxënësit për të ndjekur profilin që duhet në shkollat profesionale.Klosi:Zyrat tona të punës duhet të punojnë shumë më tepër për të përgatitur kurrikulat për shkollat tona profesionale që për vende që kërkohen punëtorë të kualifikuar, shkollat tona profesionale të jenë më shumë të orientuar ndaj kërkesave të tregut.Deklaratat Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë,Blendi Klosi, i bërë në qytetin e Beratit teksa vizitoi një biznes fason.Edhe një herë Ministri kritikoi raportin e zhdrejtë të kërkesave për punë dhe ndërmjetësimeve që bëhen nga zyrat e punës.Ky biznes ka nevojë për 300 punonjës, ndërkohë që kërkesat për punësim në zyrat e punës të Beratit janë të paktën 12 mijë.