Fier, zjarr në katin e tretë të një pallati, shpëton gruaja shtatzënë
Një zjarr ka përfshirë një banesë në një pallat në lagjen "8 Shkurti" në qytetin e Fierit, mesditën e kësaj të premteje.Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati pesë katësh, pikërisht në banesën e familjes së Alket Pepës. Sipas informacioneve të para shkak i tij ka qënë një shkëndijë e shkaktuar si pasojë e luhatjeve të tensionit elektrik.Në momentin e rënies së zjarrit, në banesë mësohet se ka qënë vetëm e zonja e shtëpisë, e cila sipas informacioneve, gruaja ishte shtatëzënë, por fatmirësisht, falë edhe ndërhyrjes së banorëve të zonës, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.Në vendngjarje, sapo kanë marrë njoftimin, kanë shkuar menjëherë forcat e zjarrfikëses si dhe uniformat blu të policisë së Fierit.Falë ndërhyrjes së mjetit zjarrëfikës është bërë e mundur shuarja e flakëve të zjarrit, duke shmangur përhapjen e flakëve në banesat e tjera të këtij pallati.Për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve, mësohet se banesa ka pësuar dëme të mëdha materiale, ndërkohë që policia po heton për shkaqet e rënies së zjarrit.[caption id="attachment_612008" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Apartamenti i shkaterruar nga flaket[/caption][caption id="attachment_612007" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Apartamenti i shkaterruar nga flaket[/caption][caption id="attachment_612009" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Apartamenti i shkaterruar nga flaket[/caption][caption id="attachment_612010" align="alignnone" width="640"]
Ne foto: Apartamenti i shkaterruar nga flaket[/caption]/Oranews.tv/