Ministrja Kodheli inicion një qendër për fëmijët autik të ushtarakëve

Për të trajtuar fëmijët e ushtarakëve që vuajnë çrregullimet e spektrit autik, Ministria Kodheli ka iniciuar hapjen e një qëndre në Tufinë. Kjo infrastrukturë është e nevojshme për shkak se mungojnë qëndra publike duke lënë si zgjidhje trajtimin tek privatët. Në Shqipëri 1 në 68 fëmijë lind me këtë çrregullim dhe të vegjëlit e kanë jetik trajtim me staf të specializuar.Në Shqipëri, qëndrat publike të trajtimit te autizimit janë të pakta dhe një pjesë e fëmijëve trajtohen në Qëndrat e Shëndetit Mendor. Kostoja e trajtimit ne qendrat private arrin në 30 mijë lekë në muaj. Për tu ardhur në ndihmë të vegjëlve të prekur nga autizimi, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli në bashkëpunim me Raiffaisen Bank investuan në hapjen e një qëndreje për trajtimin e fëmijëve autik të familjeve të ushtrakëve.Mimi Kodheli : "Që t'iu them të drejtën është frymëzuar nga një ish ushtarak i cili nuk është më pjesë e forcave të armatosura sepse vendosi që në jetën e tij ti kushtonte më shumë kohë fëmijës së tij autoik."Një ndër të vegjëlit që ndjek terapi në këtë qëndër është dhe 9 vjeçari i familjes Kambo. Nëna Aneta thotë se autizimin tek fëmija e ka zbuluar në moshën 1 vjeç e gjysmë dhe ndjekja e terpaisë është e nevojshme për dy prindër të cilët gjatë ditës janë në punë.Aneta Kambo : "Fëmija ime ka gjendje të rënduar, është shumë hiperaktiv ka probleme në të folur , nuk flet asnjë fjalë , probleme të orientimit, të perceptimit.Ka nevojë në vazhdimësi për kujdestar dhe duhet të jetë me terapi të veçanta."Ministria e Shëndetësisë në Bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale do të bëjnë një përllogaritje të kostove që kanë këto familje për ti ndihmuar me rritje të ndihmës sociale.Klodian Rjepaj : "Unë jam dhe kryetar i një grupi pune që do të hartojmë dhe kostot e këtij shërbimi për të mbështetur të gjitha iniciativat e këtij lloji për të mbështutur shoqëritë civile, për të ofruar shërbime për këta fëmijë."Në qëndrën e hapur në Tufinë për fëmijët autik do të ketë staf të kompletuar për realizmin e terapive të nevojshme./Oranews.tv/