Turqia arreston 20 terroristë në prag të G20
Policia turke ka arrestuar 20 persona të dyshuar për lidhje me shtetin islamik, një operacion që vjen një javë para mbajtjes së Samitit G20. Lajmi është bërë i ditur nga mediat vendase, të cilat shpjegojnë se arrestimet janë kryer në zonën e njohur turistike Antalia në kuadër të operacioneve në mbarë vendin kundër esktremistëve islamikë.Turqia shihet si kanal i madh për militantët që kalojnë në Sirinë fqinje, teksa policia anti-terrorit ka kryer bastisje të banesave të dyshimta njëkohësisht në tre rrethe të rajonit të Antalias.Mediat turke shkruajnë se mes të arrestuarve janë dhe 2 gra dhe gjithashtu janë sekuestruar shumë materiale të cilat tregojnë edhe lidhjet mes të arrestuarve dhe organizatës terroriste. Turqia ka marrë masa të forta sigurie përpara mbajtjes së samitit në datat 15 dhe 16 nëntor. Gjatë këtyre ditëve në terren do të jenë 11 mijë forca sigurie për të garantuar mbarëvajtjen e samitit. Në takimin e G20 merr pjesë Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Barak Obama dhe homologu i tij rus Vladimir Putin.Sakaq më herët autoritet turke kanë arrestuar edhe 41 persona, kryesisht nga Maroku, në aeroportin Ataturk të Stambollit, pas dyshimeve se po shkonin në Siri për të luftuar në krah të ektremistëve. Që prej muajit korrik Turqia është zotuar se do të intesifikojë luftën kundër shtetit islamik dhe operacionet kundër tyre.
/Oranews.tv/