Basha apel azilkërkuesve: Të marrim fatin në dorë, të ngrihemi kundër qeverisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një reagim për numrin e azilkërkuesve shqiptarë ka deklaruar se dy shtete po detyrojnë qytetarët të lënë masivisht vendet e tyre, Siria dhe Shqipëria.“Shteti genocidal i Asadit, bën që sirianët të ikin dhe shteti i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës bën që fill pas sirianëve, shqiptarët të jenë të dytët që braktisin vendin”.Sipas Bashës kjo braktisje është një protestë ndaj këtij shteti kriminal dhe të korruptuar që ka sjellë mjerim, padrejtësi dhe depresion.Basha vijon më tej më një thirrje, ku u kërkon shqiptarëve të marrin vetë në dorë fatin e vendit.“Mund ta ndërtojmë jetën e të ardhmen në Shqipëri, por duhet të bashkohemi për të larguar regjimin më të korruptuar në Ballkan. Të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një ekonomi të fortë dhe një të ardhme të sigurtë, me drejtësi dhe mundësi për të gjithë” shkruan ai në fb.