Apokalips?! Moti i frikshëm përfshin Sidneyn

Këtë të premte, më 6 nëntor, banorët e Sidneyt janë përballur me një pamje të frikshme por dhe të mrekullueshme gjithashtu. Në pamje të parë moti të ngjante me një apokalips, ku retë e ngarkuara të qiellit dukeshin si valë të detit të ngritura në lartësi të mëdha. Banorë të shumtë kanë shkrepur foto, teksa gjithë zona është përfshirë nga moti i keq me shira dhe stuhi duke shkaktuar shpesh herë dhe përmbytje.