Ademi i kërkon ndihmë Universitetit për regjistrimin e arkivave të ish-Komunave

Duke përfituar nga një takim për mjedisin, Bashkia e Shkodrës i ka kërkuar ndihmë Universitetit “Luigj Gurakuqi” për arkivimin, katologimin dhe regjistrimin e arkivave të ish-Komunave.Kryebashkiakja Voltana Ademi njoftoi edhe futjen në punë të sistemit të ri të menaxhimit të informacionit në kohë reale të bashkisë Shkodër me njësitë administrative Velipojë dhe Dajç për çdo shërbim ndaj qytetarëve.Ademi: Aktualisht ne po vendosim një sistem të menaxhimit të informacionit që do bashkojë disa njësi vendore. Atë të bashkisë së Shkodrës, ish-komunën Velipojë dhe njësinë administrative të Dajçit në një komunikim online përmes një serveri ku të mund të regjistrohen shërbimet publike, ankesat, kërkesat e qytetarëve.Ndotja mjedisore dhe harmonizimi i studimeve për minimizimin e saj ka tërhequr vëmendjen e referuesve që theksuan rëndësinë e krijimit të një strategjie ndërkufitare për trajtimin e këtyre çështjeve.Artan Haxhi: Duhet të synojë të krijojë një platformë unike për krijimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e përvojave dhe rezultateve të kërkimit.Vitet e fundit ndotja e mjedisit në qarkun e Shkodrës ka njohur përkeqësim, kryesisht në zonat ndërkufitare.