Drejtësia, PD kërkon vigjilencë nga Trojka: Përmes reformës, Rama po kap sistemin

PD synon të sensibilizojë trupin diplomatik në vend për atë që ajo e cilëson kapje të drejtësisë nga kryeministri, Edi Rama, përmes reformës në këtë sistem. Përmes një letre drejtuar tre kancelarive perëndimore të trojkës në Tiranë renditen të gjitha arsyet e shqetësimit opozitar. Ora News arriti të sigurojë letrën drejtuar trojkës së Ambasadorëve.Partia Demokratike i është drejtuar me një letër Trojkës së Ambasadorëve në Tiranë, ku i shpreh shqetësimin për mënyrën sesi mazhoranca po trajton reformën në drejtësi.Letra e cila mban firmën e nënkryetarit të Komisionit Parlamentar për këtë reformë, deputetit Eduard Halimi, synon sensiblizimin e  Ambasadorëve, pasi kryeministri Edi Rama, siç shprehet ai, synon kapjen e drejtësisë. Halimi: "Mungesa totale e transparencës që vijon ende pa asnjë plan për diskutim të hapur public të tij, për ne rrezikon plotësisht procesin e Reformës në Drejtësi,duke  përpjekur të eleminojë konsensusin. Ndaj vigjilenca juaj ndaj proçesit është thelbësore në këto moment. Kërkoj nga ana juaj qëndrim syçelët  ndaj këtij proçesi të rëndësishëm".Në letrën drejtuar Ambasadorëve, Halimi, thotë se ekspertët vendas që hartuan ndryshimet kushtetuese janë njerëz që njihen për lidhje me kryeministrin Edi Rama.Halimi: “Faktet janë botërisht të ditura se drafti është bërë nga tre ekspertë të caktuar nga Rama, të njohur për njëanshmërinë e plotë dhe afilacionin me PS dhe se ata kanë qenë më shumë se tre në numër, ndërsa ndërkombëtarët jo më shumë se dy".Gjithashtu Halimi iu rendit selive diplomatike, argumentat ku bazohet ajo, kur thotë se mazhoranca po kap drejtësinë.Halimi: "Hapi i parë është, spastrimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve aktual nëpërmjet proçedurave të pezullimit të garancive kushtetuese të palëvizshmërisë në detyrë. Testimi qeveritar për njohuritë nëpërmjet provimit.  Spastrimi do të pasohet nga emërime të reja në sistem, ku shmanget kushti vendimtarë i përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Të gjitha emërimet që do kryehn në 10 intitucionet e reja që krijohen bëhën me 84 vota, të cilat zotërohen nga mazhoranca aktuale. Në të paktën 8 institucione të reja rritet pjesmarrja e përfaqësuesve të emëruar nga politika".Nënkryetari i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën në Drejtësi, Eduard Halimi, kërkon nga Ambasadorët që të oragnizojnë tryeza për të sensibilizuar për atë që sipas tij e pret drejtësinë.Ndërkohë pak ditë pasi kanë marrë në dorë letrën e PD, Zëvendës/Ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz sëbashku me përfaqësues të OBDAT dhe Euralius ka thirrur në një takim ekspertët e Partisë Demokratike ku është diskutuar për shqetësimet e ngritura nga selia blu për reformën në drejtësi.leter1 leter2