Dy kollare e një karrige bosh në vend të Bodes e Ahmetajt

“Të Paekspozuarit”  emisioni i Ylli Rakipit trajtoi koncesionin Rapiskan” të skanimit në dogana që u vjedh  shqiptarëve 210 milion euro.Të ftuar në studion e “Të Paekspozuarit”,  përpos ekspertëve të ekonomisë, gazetari kishte ftuar edhe ish ministrin e financave Ridvan Bode dhe ministrin aktual të Ekonomisë, Arben Ahmetaj.  Por të dy  refuzuan të shkojnë në studio për të folur për kontratën skandaloze. Dhe Rakipi gjeti një mënyrë tejet origjinale për ti bërë ata prezent. Një karrige bosh e veshur me një kostum dhe dy kollare.Titulli i emisionit ishte "Rapiskan, vjedhja e shekullit". Shikoni videon bashkangjitur shkrimit.te paekspozuarit