Basha: Buxheti jo më pak se 100 mln dollarë në vit për bujqësinë, eliminim i çdo takse
Në vijim të turit “Fjalën e kanë qytetarët” kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me fermerë dhe banorë të fshatrave Shtiqen, Novosej dhe Shishtavec në Kukës, zona këto të prekura masivisht nga azilkërkimi.Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shpalosur platformën e demokratëve për bujqësinë e cila parashikon eliminimin e çdo takse për fshatin.Basha: Skema që ne po shohim është skema e një buxheti jo më pak se 100 milionë dollar në vit, që me e nda në dy pjesë, subvencione sipas sektorëve dhe kryesorja që të jetë për të gjithë fermerët është eliminimi i çdo takse për fshatin, mbi naftën, mbi plehrat, mbi fidanët, mbi farat.Basha është njohur nga fermerët me shqetësimet që kanë për të nxjerrë në treg prodhimet e tyre, por edhe dhunën që sipas tyre ushtron policia.Ata thonë se ushqimin e bagëtive e marrin në Kosovë dhe institucionet e cilësojnë si mall kontrabandë.Fermerë: Fermerëve tanë iu është sekuestruar baza ushqimore, është bërë bari që blejnë në Kosovë me doganë. Nuk kanë të drejtë të dalin fare në treg. Më keq nuk ka ku shkon ma. Populli është shumë shumë në mjerim. Unë si fermer jam marrë dhe çu në rajon me mallin tim (dele që çohen për të kaluar dimrin në Lushnje). Në momentin që jam verifiku kam qëndru edhe 40 orë në rajon.Fermerë: Qoftë dhe 200 litra raki apo diçka tjetër që e prodhojmë vetë s’ta merr lokali se thotë s’kam si e regjistrojë për faturat e TVSH-së.Fermerë: Para 3 javësh më është sekuestruar misri në Milot. 3 ton misër e kam ble në Thumanë. Ua kam blerë fermerëve të vegjël. 1 ton njërit, 500 kg tjetrit. E kanë sekuestruar dhe e kanë çuar në Shkodër dhe pse kam gjithë dokumentet se ku e kam blerë, dhe sa e kam blerë.Fermerë: Kena ra në hall për pataten për ta shit edhe s’na lënë me ra në pazar të Kukësit me patatet tona. Kemi shumë problem me policinë. Ma ngusht s’kemi ku shkojmë.Fshatrat Novosej dhe Shishtavec janë ndër më të prekurit nga largimet masive drejt Gjermanisë. Shumë pak familje kanë mbetur, edhe ata me mendjen për tu larguar, pasi e shohin të pamundur mbijetesën.