Lana Del Rey, femra më e kërkuar në internet

Kush është femra e famshme emri i së cilës është futur më shpesh në motorrët e kërkimit në internet për 12 muajt e fundit?Rihanna, Lady Gaga, Adele apo Madonna? Jo! Revista amerikane "Coedmagazine" publikoi të dhënat sipas të cilave, këngëtarja 26-vjeçare amerikane, Lana Del Rey  është fenomeni i internetit për vitin 2013.Këngëtarja amerikane dita-ditës po kap majat e famës botërore dhe për këtë u mjaftua me publikimin e videoklipit të saj "Video Games" në Youtube dhe brenda pak muajsh fitoi zemrën e fansave, të kritikës dhe…miliona klikime.Mbi 722 milion herë është shkruajtur emri "Lana del Rey" në internet. Kantautorja amerikane lë pas Rihanna-n në vendin e dytë e Lady Gaga, Cher dhe Britney Spears, Adele, Madonna etj. Britney Spears duhet të falenderojë rolin si anëtare e jurisë në një spektakël muzikor amerikan për famën e rigjetur.Lana Del Rey është e bija e Robert Grant, manjatit të internetit që zotëron një pjesë të madhe të domaineve.