Parlamenti miraton buxhetin faktik 2014, debate në seancën 15 orëshe
Pas një seance maratonë prej 15 orësh parlamenti i Shqipërisë miratoi buxhetin faktik të 2014-tës.Buxheti u miratua vetëm me votat e koalicionit PS-LSI, pasi edhe deputetet e PDIU nuk ishin së sallë. Ajo qe ra ne sy gjatë momentit te votimit ishte fakti se në sallë qëndroi deputeti Vangjel Dule i cili në parim votoi kundër projektligjit për buxhetin faktit për vitin 2014, kohë në të cilën ka qenë vetë aleat qeverisës me PS-LSI.Opozita braktisi sallën e parlamentit pas akuzave të deputetit Ridvan BodeRidvan Bode: "Për praktikat jo transparente korruptive nga qeveria ne nuk do të votojmë pro buxhetit faktit të vitit 2014"Kryeministri Edi Rama u rikthye në seancë gjatë votimit. Më herët ai u përplas me opozitën për buxhetin faktik të 2014.Sipas tij të ardhurat ne buxhetin faktik u rriten me 395 milionë dollarë, sikurse u rritën investimet e hujaja, u shlyen borxhet e trashëguara nga qeveria e shkuar dhe mbajt premtimi përulje të taksaveEdi Rama: "Në vitin 2014, të ardhurat u rritën me 395 milionë dollarë. Dhe 395 milionë dollarë janë më shumë sesa çfarë keni mbledhur ju si të ardhura të rritura në pesë vite rresht. Dhe jo në pesë vite të vëna së bashku sipas qejfit, por në pesë vitet më të mira tuajat."Por për opozitën, të majtët mund t’i identifikojë vetëm abuzimi me shpenzimetEdi Paloka: Ka vërtet disa shpenzime madhore, jo për qytetarë, për Beqajt. Ka investuar Beqaj, 33 tendera ka marrë vetëm Beqaj. Po ka investime për Carapulin, Papulin. Këto janë investime. Genc Ruli:" As gropa e detyrimeve nuk u mbush dhe as investimet publike nuk dhanë ndonjë impakt sado të vogëln nxitës në ekonomi"Në seancë, Rama u është përgjigjyur edhe akuzave të opozitës për shpenzimet e udhëtimeve jashtë vendit, që sipas tij janë më të ulëtat në historinë e insititucionit të kryeministrisë, duke i njohur gjthssesi paraardhësit Berisha, meriten për të mos bërë shpenzime të papërmbajtura. Por kjo merite, nuk vlen për ish kryetaren e Kuvendit tha aiEdi Rama: “ Ndërsa sa për turist, turist kemi pasur dikë tjetër, Kryetaren e Kuvendit, e cila në tetë vite i ka kushtuar taksapaguesve 180 mijë euro dhe 15 mijë dollarë, vetëm për të njëjtat shpenzime. Pra, një kosto e madhe. Ndërkohë që ka qenë një turiste me kosto edhe brenda vendit, duke i kushtuar shqiptarëve 160 mijë dollarë brenda vendit. Vetëm makinat e saj kanë konsumuar 124 mijë litra karburant. Duke llogaritur që ka pasur katër makina, i bie që çdo ditë të katërt makinat kanë harxhuar nga 20 litra karburant dhe për 2 900 ditë rresht në detyrë, Kryetarja e Kuvendit paska bërë 160 kilometra në ditë, brenda vendit, pa llogaritur miljet”Akuza që ish kryeparlamentarja i cilësoi gënjeshtraJozefina Topalli: Ky automjet tip benz mercedez konsumon mesatarisht 16- 18 litra për 100 km. Pra makina ka bërë mesatarisht 3000 km në muaj. Vetëm ti e Bamir Topi pothuajse në çdo Weekend shkoni në Itali" /Oranews.tv/