Rumunët në ditën e tretë të protestave kundër sistemit të korruptuar
Rreth 20 mijë të rinj mbushën sheshin Universiteti të Bukureshtit në natën e tretë të protestave kundër korrupsionit dhe sistemit që i mbron të korruptuarit.Nuk mjafton dorëheqja e një apo dy personave, e gjithë qeveria duhet të largohet. Ata duhet të kuptojnë që gjithcka duhet ndryshuar për të zhdukur korrupsionin dhe të korruptuarit, të vijnë me një zgjidhje, me një qeveri teknike, të paktën deri në zgjedhjet e ardhshme, thotë Kristi, protestues." Duam një monarki me një mbret të Paanshëm. Një president nuk mund të hedhë poshtë partinë e tij. Vendet më të begata në Europë janë ato me monarki kushtetuese", thotë TudorAta kërkojnë ndryshim rrënjësor të politikës dhe adminsitratës publike, të cilën e shohin gjerësisht të korruptuar. Trazirat në Rumani nisën pas zjarrit që përfshiu një klub nate, si pasojë e të cilit 32 persona humbën jetën.Teksa protestuesit kërkojnë lidership të ri dhe klasë të re politike, shenjat për përçarje të koalicionit qeverisës duken të zbehta.Presidenti i vendit Klaus Iohanis ndërkohë po zhvillon konsultimet me partitë politike dhe shoqërinë civile për të propozuar emrin e kryeministrit të ri.Ndërkaq gjatë këtij muaji, tashmë ish kryeministër, Viktor Ponta ka seancën e parë të gjyqit, ku akzuohet për evazion fiskal dhe pastrim parash gjatë kohës kur nuk ka qenë kryeministër.Udhëheqësi i të majtëve në pushtet Liviu Dragnea tha se partia e tij është e gatshme të mbështesë kryemisnitrin e ri nëse do të jetë një emër konsesual, por gjithashtu nëse është nevoja edhe një qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedheve të parakoshëme. Nëse materializohet ky skenar, Rumania do të mbajë zgjedhje të parakoshshme për herë të parë që pas rënies së sistemit komunistet.