Prej 1 viti tokat bujqësore në Fier vijojnë të jenë nën ujë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2015, 12:52
Ndonëse kanë kaluar më shumë se një vit nga përmbytjet masive në fshatrat e Fierit, ende ka toka bujqësore që janë nën ujë.Banorët e zonave të Frakullës, Levanit, Darëzezës, Mbrostarit pohojnë se në kanalet kullues dhe dytësor nuk është vënë dorë që para viteve '90, ndërsa mbetja e ujit mbi sipërfaqen e tokave u ka dëmtuar prodhimet bujqësore."Kanalet nuk ekzistojnë më, janë bllokuar komplet. Nuk janë pastruar prej vitesh kanalet"Këto pamje i përkasin kanalit kryesor në Levan i mbuluar i gjithë me kallama.I kontaktuar kreu i bordit të kullimit në Fier pohon se vijon puna në terren për pastrimin e kanaleve. Ndërkohë rreth dy vjet më parë janë pastruar vetëm kanalet që mbledhin ujërat dhe i çojnë në hidrovore./Oranews.tv/