Prokuroria kërkon burg për jetë për burrin që mbyti gruan

Prokuroria e Krimeve të Rënda kërkon dënimin me “burg për jetë” për burrin që mbyti bashkëshorten e tij. Krimi i rëndë në familje ndodhi më 1 prill 2015 në fshatin Çekin të Gramshit.Pak ditë para se të kryente krimin Agron Llapushi, 39-vjeç ishte kthyer nga Greqia.I pandehuri është dorëzuar pak kohë pas vrasjes dhe ka pranuar se e ka vrarë bashkëshorten e tij, pas një konflikti bashkëshortor nisur ndërmjet tyre, gjatë kohës që ishin duke punuar në arën familjare, vetëm 4 ditë pasi ai ishte kthyer nga emigrimi në Greqi.I pandehuri ka pretenduar gjatë gjykimit se ka qenë për disa kohë emigrant, nga ku nuk ka pasur mundësi të krijojë të ardhura dhe, sipas tij, mungesa e burimeve financiare ka qenë shkak i acarimit të situatës me bashkëshorten e tij, debat i cili ka sjellë si pasojë vdekjen e shtetases Alketa. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, të cilët në kohën e vrasjes ndodheshin në shkollë. Ndërsa më parë ata kishin jetuar në Greqi, nga ku gruaja 39-vjeçare ishte kthyer tre muaj para se të gjente vdekjen./Oranews.tv/